Albspirit

Media/News/Publishing

Ornela Kapetani vlerësohet me “Zemrën e Sarajevës”

Aktorja shqiptare Ornela Kapetani sjell trofeun e aktores më të mirë nga Sarajeva në Tiranë.

Festivali i 23-i filmit në kryeqytetin boshnjak ka rezervuar një pritje dhe vlerësim të merituar për protagonisten e filmit “Dita Zë fill”, me regji nga Gentian Koçi.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ka rezervuar jo vetëm një zemër për aktoren shqiptare, por edhe duartrokitje zemre për të. Mes lotësh mallëngjimi Ornela falenderoi:

“Faleminderit, nuk kam përgatitur asnjë fjalim sepse vërtet nuk e prisja këtë….dëshiroj të falenderoj regjisorin që më zgjodhi mua për rolin e Letës, dëshiroj të falenderoj edhe jurinë e Sarajevo Film Festival që ka qënë e shkëlqyer….ëoë… nuk dua të harroj bashkëshortin dhe djalin tim sepse kam qënë me fat që nuk kam marrë një mandat kërkimi ndërkombëtar për rrëmbim të djalit tim teksa vrapoja nëpër Shqipëri. Dhe dua tia dedikoj këtë çmim nënës time, e cila ka ndikuar në kërkimin tim për kuptimin e vetvetes. E në kërkimin tim të dëshpëruar unë jam prekur nga gra të mençura dhe të forta që i kanë dhënë dritë jetës time dhe rrugëtimit tim.”

Zemra e Sarajevës konsiderohet sukses i madh, në tërësi për kinemanë shqiptare pasi është vetëm hera e dytë që filmi shqiptar prezantohet në kompeticion zyrtar në këtë festival.

Çmimi për aktoren më të mirë në një festival prestigjioz si ky i Sarajevës ku të ftuar nderi janë emra të mëdhenj të kinemasë si De Niro apo Oliver Stone është një ngjitje në skenën e vëmendjes botërore. Ornela e cila ka studjuar aktrim në Londër është aktore e dëshmuar tanimë, me role në “Hostage”, “Correction” dhe me rolin e Letës në filmin me të cilin fitoi trofeun e aktores me te mire në Sarajevë. Sarajevo Film Festival shpalli si Filmin më te mirë “Scary Mother / Sashishi Deda” me regji nga Ana Urushadze. Şerban Pavlu morri çmimin për aktorin më të mirë, ndërsa Emanuel Pârvu u shpall regjisori më i mirë.

Please follow and like us: