Rikthimi i vizave, Jamarbër Malltezi: T’u rrojë hashashi dhe Rilindja atyre që e votuan
Jamarbër Malltezi është një tjetër eksponent i Partisë Demokratike, që ka reaguar lidhur me kërkesën e autoriteteve holandeze, për të kthyer vizat për shqiptarët.
Malltezi i cili është edhe dhëndrri i ish-kryeministrit Berisha, kujton vargjet e poetit të madh Dritëro Agolli “Një i çmendur gjithë vendin çmend”, duke nënkuptuar kështu kryeministrin Edi Rama.
“Skllever e bij sklleverish nuk e meritoni se liri nuk doni!
Hollanda kerkon rikthimin e vizave per Shqiptaret. T’u rroje hashashi dhe rilindja atyre qe e votuan. Nje i çmendur gjithe vendin çmend.”, reagon Malltezi.
Policia dhe prokuroria në Amsterdam kërkojnë nga qeveria pezullimin e vizave për shqiptarët. Këtë kërkesë e kanë bërë përmes një raporti dërguar qeverisë.
Sipas autoriteteve holandeze, shqiptarët gjithnjë e më shumë luajnë një rol të rëndësishëm në trafikimin e drogës.
Udhëtimi lirshëm në Holandë konsiderohet si një nga arsyet kryesore që ka sjellë këtë rritje të kriminalitetit në këtë vend.