Mit’hat FRASHERI: Aneksi i memories për presidentin Wilson
1 – Rikrijimi këtë radhë i një Shqipërie të qëndrueshme duke riparuar padrejtësitë dhe dyshimet e shfaqura ndaj saj në Konferencën e Berlinit 1880 dhe asaj të Londrës 1913. është i nevojshëm për paqen e Ballkanit dhe është i imponuar nga parimet e lirisë.
Në vitin 1880 Goschen në letrën e tij Nr.82 drejtuar Kontit Granville (me datë 26 korrik – madje Blue Book nr.15 1880, Pjesa II, faqe 184) insisionte në njohjen e një province të gjerë shqiptare që do të përfshinte të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët.
2- Në se çështja shqiptare nuk përfitoi deri tani nga çdo lloj mbështetje diplomatike. arsyeja qëndron në vetë dy drejtimet politike të ushtruara nga Rusia e cariste dhe nga Monarkia austro-hungareze.
Carizmi përpiqej që të mbështeste pretendimet – po aq të padrejta se sa fyese – të sllavëve të jugut dhe të Greqisë; Austria, përkundrazi, ishte e detyruar të merrte pozicion në favor të Shqipërisë, megjithëse nisur nga një qëllim egoist dhejo pa insistuar në prapamendimet e saj.Çdo lëvizje kombëtare shqiptare akuzohej pra nga armiqtë tanë si një makinacion austriak dhe si një lëvizje e rreme e drejtuar kundër sllavizmit dhe helenizmit. Disa prej fuqive të mëdha u nxitën nga ky fakt dhe mbajtën një qëndrim pak të favorshëm – po aq haptaz armiqësor – në lidhje me Shqipërinë. Kështu aspiratat kombëtare të shqipëtarëve nuk u morën parasysh.
3 – Por aktualisht kur Austro-Hungaria dhe politika e saj nuk përbëjnë veçse kujtime politike dhe kur revolucioni rus varrosi perandorizmin moskovit, çështja shqiptare duhet të gjejë rrugën e saj të vërtetë, d.m.th. që ajo duhet të përfitojë nga mirësia e fuqive të mbledhura në Konferencën e tanishme të Paqes, sipas shembullit të çdo evolucioni tjetër të drejtë dhe të paanshëm.
4 – Pretendimet serbe mbi Shqipërinë dhe pushtimi i vilajetit plotësisht shqiptar të Kosovës më 1913 ishin vdekjeprurëse për te. Serbia që realizoi unitetin e saj kombëtar nëpërmjet krijimit të një Jugosllavie të madhe duhet të heaë dorë Dëreiithmonë nga krahinat shqiptare të cilat janë dhe kanë qenë përherë toka shqiptare. (Shiko në kufijtë etnografikë të Shqipërisë të cilat duhet tëjenë gjithashtu edhe kufij politikë).
5 – Greqia përfiton pjesë të pasura nga aneksi i ishujve dhe nga privilegjet në Azinë e Vogël dhe për asnjë shkak nuk duhet të ushqejë synime impreialiste mbi Epirin (Shqipëri e Jugut).
6 – Italia nuk mundet me t’i drejtohet ekuilibrit të Adriatiku në momentin kur ajo nuk ka më frikë nga fuqia e Austro-Hungarisë së vjetër. Është një pikë evidente – dhe Konferenca e madhe e tanishme duhet ta marrë parasysh – që pushtimi i Vlorës (Valona) nga Italia është e barabartë me copëtimin e Shqipërisë përfundimisht nga lista e kombeve dhe e shteteve. Asnjë ndërhyrje nga një Shtet i huaj nuk duhet toleruar në Shqipëri, kjo në interes edhe të vitalitetit të Shqipërisë vetë, e cila në qëllimin e shmangies së fërkimeve të mëvonshme, fakt i rrezikshëm për Fuqitë e Mëdha.
7 – Shqipëria në kufijtë e saj etnografikë që ne do t’i citojmë më poshtë duhet të krijojë një Shtet plotësisht të pavarur. Megjithatë Shqipëria – në se ajo nuk do mbrojtje nga të huajt – ajo ka nevojë për një ndihmë pa interes dhe mirëdashëse me qëllim që të mbështetet në fillimin ejetës së saj politike.
Kjo ndihmë duhet t’i jepet Shqipërisë nga një fuqijo direkt e interesuar në Ballkan, për një periudhë disa vjeçare (p.sh. 5 vjet), dhe ne mendojmë se Republika e madhe amerikane do të kryente një shërbim të
jashtëzakonshëm për njerëzimin duke realizuar këtë mision.
8 – Kufijtë etnografikë të Shqipërisë, që duhet të ndihmojnë kufijtë politikë, janë si më poshtë:
Në Jug: Kufiri i vjetër greko-turk i kohës para luftës ballkanike te 1913, d.m.th. gjiri i Artës, lumi i Artës dhe Pindi.
Në Lindje: Mali i Gramozit, matanë Kosturit, vargjet e kodrave në lindje të Manastirit si dhe kodrat midis Prilepit dhe Veleshit, liqeni i Kaplan (në lindje të qytetit të Shkupit) dhe një linjë e zgjatur e këtij liqeni
në Zibefteka (pjesa mëjugore e kufirit të vjetër serbo-turk përpara 1913);
Në Veri dhe Veri-Lindje: Kufiri i vjetër (përpara 1913) serbo-turk deri në fshatin Belotekiza (në veri-lindje të qytetit të Mitrovicës); nga Belotekiza kjo linjë demarkacioni duhet të arrijë deri në kufirin e vjetër – Turqi – Mali i Zi, duke vazhduar me vargmalet e quajtura të Rrojit (Tergovishta) – Guci, Plavë, gjithë Malësia si dhe Ulqini dhe Tivari (dy qytete që iu dhanë Malit të Zi pas luftë ruso-turke të 1878), duhet t’i mbeten Shqipërisë, si dhe Podgorica e Shpuza. Në Perëndim: Bregu i Adriatikut nga Tivari
në Veri, deri në Prevezë në Jug.
Për t’u konsultuar mbi Shqipërinë: Blue Book, 1880, numër 15, pjesa 1 dhe 2, sidomos korrespondencat
e Lordit Titz Maurice dhe Goschenit drejtuar Kontit Granville. Shqipëria dhe shqiptarët nga Koloneli Berker, Paris 1990. Macedonia its races and their future by Brailsford, London 1906, kapitulli mbi Shqipërinë. Bradas, Die aus deknung der Slaven, Gotha 1869. G.von Hahn: Udhëtimi prej Beogradit në Selanik, Veinë 1862, Gabriel Louis Jaray: Mbreteria e re e Shqipërisë, Paris 1914, chez Hachette.
HARTA ETNOGRAFIKE:
Lejean: hartë etnografike e Turqisë së Europës 1862.
Hartë etnografike e Sllavëve, Moskë 1867.
Krepert: Hartë etnografike e Turqisë së Europës 1876 Berlin.
C. Sax: Hartë e Europës, Vienë 1877
Maqedonia, etnografia dhe statistika (në gjuhën bullgare) nga Vassil Kentschoff, Sofia 1900, me harta me ngjyrë.
Harta etnografike të vilajeteve të Salanikut, Kosovës dhe Manastirit nga Instituti i Etnografik në Sofje (1907), me një shënim statistikor shumt të detajuar 250 faqe.
Shënim: Dy punimet e fundit të botuara nga bullgarët asgjesojne pretendimet bullgaro-sllave mbi pjesën perendimore të Maqedonisë d.m.th. mbi krahinat lindore të Shqipërisë.
Për t’u lexuar: broshurat dhe fletë-volantet e W.Howard de Philadelphie i cili ka qenë tri herë në Shqipëri dhe ka konstatuar me sy egërsitë e papara e të pakufishme të kryera nga serbët dhe grekët në veri-lindje dhe në jug të Shqipërisë.
*******
Përktheu Rudina Shiroka
M.Frashëri i ka drejtuar Presidentit Uillson të SHBA-së, mbrojtësit të çështje shqiptare, një përkujtesë, të cilën nuk e kemi gjetur ende, me gjithë kërkimet tona.
Aneksi i memories është hartuar nga M.Frashëri në frëngjisht dhe gjendet në Arkivi e Shtetit (dorëshkrim).