Biseda erotike me pasanikun, reagon ashpër aktorja shqiptare Eliona Pitarka: Çfarë dreqin keni ju?!
Pak më parë janë bërë publike disa mesazhe intime mes aktores Eliona Pitarka dhe një djali të pasur.Por nuk ka vonuar reagimi i saj, ku përmes një statusi të bërë publik në Facebook, ajo mohon se bisedat janë bërë prej saj, por shkruan se një profil fals e ka bërë të gjithë këtë për ta dëmtuar.
Reagimi i plotë i Elionës
“Wtf A ju vjen turp, a jeni ne terezi ?! A keni cipe a keni familje a cfare dreqin keni ju ?! Qe plasni nga smira dhe zilia dhe jeni te mbushur me helm e vrer kundrejt meje ( edhe pse e cuditur per arsyjen) e kam marr vesh! Por qe te arrini deri ketu sa te shpikni biseda te tilla te shemtuara e te neveritshme nuk ma kishte marr mendja! Kush dreqin mund ta besoj qe une i paskan lene per ti bere ne fb keto biseda o injorante njerez ! Me vjen shume keq qe paskeni perfshire dhe nje koleg e nje familjar ne kete llumin tuaj ! Nje njeri me dy fije mend ne koke e kupton qe keto jane biseda te shpikura nga profile fallco vetem per te me demtuar !”