Majlinda Sylejmani, kandidatja e LDK për Lipjanin përshëndet mbështetësit e saj
Majlinda Sylejmani është kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Ajo do të garojë në Lipjan si asambliste e kësaj partie dhe përshendet përzgjedhjen e të rinjvë në këtë forcë politike. Në një status në facebook, ajo shkruan:
“Të dashur miq dhe familjarë,
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dega Lipjan finalizojë listën e delegatëve të Kuvendit Komunal për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Me këtë rast dua të falenderoj kryesinë e Forumit Rinor -Dega Lipjan dhe Kryetarin Imri Ahmeti për besimin e dhënë që të përfaqsojë zërin e të rinjëve në Kuvendin Komunal, ky është një nder i madh për mua. Sot 1/3 e kandidatëve për Asamble Komunale nga LDK janë të rinjë, andaj Kryetari Imri Ahmeti si përkrahës i madh i rinisë, meriton përkrahjen tonë në rrugtimin e radhës të 22 tetorit. Gjatë ditëve në vijim do të provoj të bashkëbisedoj me secilin nga ju, të kërkoj mbështetjen tuaj për Kryetarin Imri Ahmeti dhe per kandidaturën time. Vazhdojmë së bashku”!