Albspirit

Media/News/Publishing

Izet Shehu: S’kam kohë për t’u marrë me mizat e vrara

 

Dritëshkurtërit le të më quajnë dritëshkurtër,
Çdo gjë e kam trajtuar siç më ka ardhur.
Të fuqishmëve s’u kam rënë ndërgjunj, s’u jam lutur,
I barabartë mes të barabartëve kam pritur radhën.
Gjërat me maturi i kam trajtuar gjithmonë,
Dritëshkurtërit, dritëshkurtër le të më thonë.

Shpifarakët le të shkumosen duke rrëfyer përralla,
Le të sajojnë pas shpine intriga e pabesira,
Ndërsa litari shkurtohet, thellohet e çara,
S’kam as kohë për t’u marrë me mizat e vrara.
Gjërat me maturi i kam trajtuar gjithmonë,
Dritëshkurtërit, dritëshkurtër le të më thonë.

Kur e lëmoj me kujdes, them se e lëviz më lehtë,
Këtë mugëtirë të hirtë, këtë palojetë.
Dritëshkurtërit le të më quajnë të marrë,
U ngopa me miopinë e tyre, dreqi ta marrë.
U regja me kurthet, me sajesat e tyre,
S’kam kohë të pastroj këtë palomoral në grryerje.

Please follow and like us: