Albspirit

Media/News/Publishing

Kur ministri i Zogut luftonte homoseksualët: Pederastia është përhapur edhe në male…

Në vitin 1937, ministri i Brendshëm i Mbretërisë Shqiptare të Ahmet Zogut, Musa Juka ngrinte si shqetësim përhapjen e asaj që e cilësonte si amoralitet në vend dhe “pederasti”.

Ai e kishte fjalën për marrëdhëniet homoseksuale. Sipas tij, ato ishin përhapur edhe në male, vende që kishin më të pathyeshëm qëndresën.

Një prej shqetësimeve të tij, është publikuar sot në FB nga Hile Lushaku, ish-komandant i forcave speciale dhe studiues.

Shqetësimi i Musa Jukës 

“…Mjerisht kohët e fundit, ndjenja virtytit të naltë të moralit asht tue i çdukë dhe vendin e saj po e xen epshia e turpshme e imoralitetit e ç’ka asht ma keq e pederastisë. Për shqiptarin, gjaja ma e turpshme ka kenë vesi i pederastisë, dhe kush do që hetohej me at ves përbuzej. Ndër malsina një ves i tillë as që u njihte. Prej njoftimeve që bëjnë qarqet shohim se vesi i turpshëm i pederastisë po përhapet në një mënyrë shqetësuese. Asht nevoja pra që, kundër këtij vesi të merren masa luftimi pa kursyer asnjë mjet…” (AQSH, Fondi 152/20, Dosja 230, mikrofilm, viti 1937).

Please follow and like us: