Panuçi ul në stol kapitenin e kombëtares
Trajneri Kristian Panuçi ka filluar që dje në mëngjes punën për të ndërtuar formacionin, me të cilin do të përballojë ndeshjen e së shtunës kundër Lihteshtejnit në “Elbasan Arena”, shprehet. Gjatë seancës së vetme të zhvilluar dje, në orën 10:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, trajneri u ka shpjeguar fillimisht lojtarëve disa lëvizje taktike, duke marrë për bazë vetëm mënyrën se si duhej të sillej reparti i mbrojtjes.
Ky repart përbëhej nga Hysaj në të djathtë, Mavraj e Gjimshiti në qendër, si dhe Memolla në të majtë. Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla, është preferuar para kapitenit Agolli në këto ushtrime. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më pas në një lojë 9 kundër 9. Njëri grup përbëhej nga Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Memolla, Memushaj, Roshi, Llullaku dhe Latifi.
Kurse grupi tjetër përbëhej nga Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Agolli, Abrashi, Lila, Ahmedi, Grezda dhe Sadiku Në këtë ndeshje nuk u aktivizuan Ajeti, Basha dhe Kukeli, të cilët punuan me përgatitësin atletik. Ndonëse ka përzier kartat për pjesën më të madhe të skuadrës, që tani kuptohet se Panuçi po mundohet të shohë reagimin e Memollës në krah të titullarëve të zakonshëm të prapavijës.
Ndaj, nuk është aspak çudi që ai të zbresë që nga minuta e parë në fushë kundër Lihtenshtejnit. Në fundin e seancës së djeshme është parë edhe një takim kokë më kokë mes asistentit të Panuçit, Alesandro Çiulini, i cili bën detyrën e përgatitësit atletik.
Me sa duket Agolli vjen i ngarkuar nga ndeshjet me Karabakun dhe ndoshta stafi ka menduar ta lërë në stol në ndeshjen ndaj Lihtenshejnit, për ta përdorur më pas si titullar në sfidën kundër Maqedonisë./Panorama Sport/