Mogherini, një nga kandidatet Nobelit për Paqen
Një nga kandidatet e mundshme për fitimin sivjet të çmimit Nobel për Paqen është dhe Italiania Federika Mogherini, Komisoneria e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme e Sigurinë.
Komiteti i Nobelit ka seleksionuar për këtë çmim 318 kandidatë mes të cilëve 103 janë insitucione, e Shefja e diplomacisë europiane kuotohet si një nga kandidatet më të favorizuara për këtë çmim të lartë së bashku me ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry e Ministrin e Jashtëm të Iranit Javad Zarif.
Ceremonia e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqen pritet të zhvillohet më datë 6 tetor në Oslo.
Ndërkohë do të shohim nëse kryediplomatja europiane Federika Mogherini fiton Çmimin Nobel, pasi ajo do të jetë italiania e dytë në histori që vlerësohet me këtë çmim.