Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet në Kosovë, voton Haradinaj: Ftoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë, vota juaj vlen

Sapo ka votuar kryeminsitri Ramush Haradinaj në Kosovë për zgjedhjet lokale që po zhvillohen aty. “Ftoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votim. Sot edhe unë kreva obligimin qytetar. Kosovëne roet një punë e madhe, vota juaj vlen.”, është shprehur Haradinaj. Sot zhvillohen zgjedhjet lokale në Kosovë dhe përfaqësues të Komisionit Qendror Zgjedhor, ata të Prokurorisë si dhe Policisë janë deklaruar të gatshëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të sotme lokale në vend. Në këto zgjedhje janë të regjistruar 1 milion e 900 mijë qytetarë me të drejtë vote. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar më shumë se 200 kandidatë, 91 subjekte politike, një koalicion, 30 nisma qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 7080 kandidatë për asamble komunale. Zgjedhjet e 22 tetorit do të monitorohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.

Please follow and like us: