Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive/Largimi i “Lockheed Martin Global INC.” dhe shpërthimi i kanabisit (3)

 

Kodheli kundërshtoi të gjitha vendimet e KLSH, shantazhoi ushtarakët e pa bindur dhe shpërbleu gjeneralët me “yje/grada“ korrupsioni. Gjeneralët blejnë yjet e tyre duke firmosur për proçedura korruptive me miliarda lekë, kur shantazhohen dhe përjashtohen nga ushtria personeli që ka kundështuar realizimin e këtyre proçedurave.

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit, me shkresë Nr. Prot. 125/54, datë 30.09.2015 me lëndë “Mbi Auditimin në Ministrinë e Mbrojtjes dhe rekomandimet”, drejtuar Ministres së Mbrojtjes Znj. Mimi KODHELI, krahas konstatimeve të mangësive dhe shkeljeve të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, të cilat paralelisht ishin trajtuar me detaje në Raportin Përfundimtar të Auditit, ka rekomanduar dhe kërkuar zbatimin e shumë masave (masa organizative, masa administrative-financiare me qëllim “shpërblim dëmi ekonomik” si dhe masa disiplinore), ku ndër më kryesoret, specifikisht për proçedurën e sistemit të radarëve, përmendim:

Proçedura e prokurimit për “riparimin e radarëve dhe mirëmbajtje e sistemit të vëzhgimit të hapësirës detare shqiptare”, kryer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe fituar nga firma shqiptare IDEA-TEL Sh.p.k. me vlerë të plotë, me vlerën totale të kontratës 756 234 180 lekë, të vjetra (me tvsh), e vendosur me nivel klasifikimi proçedurë “I kufizuar” nuk ka qënë i mbështetur në asnjë dokument apo arsyetim tekniko-ligjor. Ministria e Mbrojtjes ka gabuar jo vetëm në llojin e proçedurës së zgjedhur/ndjekur “I kufizuar”, kur e njëjta proçdurë prokurimi është realizuar në vitin 2011 në formën “Proçedurë e Hapur” në zbatim të ligjit “Për prokurimin publik” Nr.9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar, por edhe në përzgjedhjen e Operatorëve ekonomik. Specifikisht theksohet se Ministria e Mbrojtjes, për realizimin e kësaj proçedure, duhet ti kërkonte/bënte ftesë në veçanti kompanisë amerikane “Lockheed Martin Global INC USA”, e cila jo vetëm kishte ndërtuar dhe vendosur në punë këtë sistem radarësh, por krahas garancisë e besueshmërisë për punimet në sistem, ofronte çmime/oferta për të njëjtin llojë shërbimi deri 4 (katër) herë më të pak/ulët se sa vlera e tenderuar dhe ofruar nga firma shqiptare. Ministria e Mbrojtjes jo vetëm ka pranuar çmimet/ofertën e ofruara nga firma IDEA-TEL Sh.p.k gjatë prokurimit, por ka “pranuar/miratuar dhe zbatuar” pa asnjë pengesë të gjitha kërkesat e firmës si për zgjatjen dyfish të afateve kohore për realizimin/përfundimin e punimeve dhe kontratave (si për kontratën bazë, ashtu edhe për kontratën shtesë) si edhe specifikisht në “ndryshimin/rritjen e çmimeve” të paisjeve elektronike, të kërkuara në “kontratën shtesë”, pavarësisht ofertës dhe çmimeve të deklaruara gjatë proçesit të tenderimit në Ministrinë e Mbrojtjes, duke shkaktuar një dëm ekonomik 41 864 750 lekë, të vjetra.

Rekomandimet e KLSH

KLSH i ka rekomanduar Ministresë së Mbrojtjes Znj. Kodheli, që duke respektuar “kushtet e sigurisë”, të orientojë/realizojë kryerjen e shpenzimeve financiare në zbatim të ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar, me qëllimin e sigurimit të transparencës, konkurencës etj, dhe për mirë menaxhimin efektiv të fondeve publike.

KLSH i ka rekomanduar Ministrisë së Mbrojtjes që, nisur nga specifikat që paraqet vetë proçesi për “mirëmbajtjen e sistemit të SIVHD-së”, duhet të kërkojë/ftojë jo vetëm kompaninë amerikane “Lockheed Martin Global INC USA”,  e cila në bashkëpunimet e mëparshme përveç cilësisë etj, ka afruar edhe çmimin më të ulët deri 4 (katër) herë, por në një kontekst më të gjerë dhe/ose çdo kompani tjetër të të njëjtit nivel që ofron “besueshmëri, forcë dhe siguri, në interesa më afatgjata gjeo-politike” (kompani nga aleatët strategjik tëSHBA, Britania e Madhe, Gjermani etj).

Në rast se Ministria e Mbrojtjes nuk do të mund të realizojë kontratën e “mirëmbajtjes së SIVHD-së” me këto kompani, atëhere Ministria e Mbrojtjes duhet të orientojë/organizojë marrjen e masave të nevojshme për realizimin e kësaj proçedura direkt nga prodhuesi, nga vetë “prodhuesi i radarëve GEM Itali, etj (njëlloj si për “Blerjet për qëllime usharake”), e cila do të ndikojë në uljen e shpenzimeve të fondeve financiare publike. Ministria e Mbrojtjes gjatë llogaritjes së fondit limit, duhet të evidentojë burimin e çmimeve për njësi për mallra/punime shërbimi objekt prokurimi të ofruara dhe në çdo rast duhet t’i dokumntojë ato në zbatim të pikës 2, të Kreut të III-të të VKMNr.1, datë 10.01.2007.

KLSH, mbështetur në Ligjin Nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e KLSH, Neni 15/pika b; ligjin nr.8485, datë 12.05.1999 “Komisioni i Proçedurës Administrative”, pjesa V, Kreu IV, nenet 105-109 dhe UMF “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” Kapitulli i IV, pika 93, ka autorizuar/urdhëruar Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, si titullare e njësisë publike, nxjerrjen e “menjëhershme” të akteve administrative me qëllim “shpërblim dëmi ekonomik” për firmën IDEA-TEL Sh.p.k. në vlerën totale 41 864 750 lekë, të vjetra, nga ku 24 822 170 lekë, të vjetra, për mos zbatimin/realizimin në kohë të shërbimeve dhe punimeve në kontratën për “Blerjen, instalimin e paisjeve dhe riparimin e sistemit të radarëve – SIVHD-së” si edhe 17 042 580 lekë, të vjetra, për shkak të rritjes/ndryshimit flagrant, jashtë çdo argumentimi dhe referencë ligjore, të çmimeve të paisjeve elektronike të radarëve, krahasuar me ofertat fillestare të dorëzuara nga vetë firma gjatë realizimit të tenderimit të kësaj proçedure.

 

Ndëshkim për gjeneralin

 

Njëkohësisht KLSH-ja i ka kërkuar Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ndër të tjerëve, që për titullarin – ushtarakun Gjeneral Brigade Qemal Shkurti, (si Komandant i Komandës së Forcës Detare, në atë kohë) të jepet masa disiplinore, sipas shkallës së renditur të dhënies së masave disiplinore, referuar manualeve të RJB të FA/Minsitrisë së Mbrojtjes, nga “vrejtje deri në largim nga pozicioni i detyrës” që ka mbajtur, kur ishin konstatuar shkeljet nga KLSH-ja. Masa disiplinore-administrative argumentohej me faktin se Gjeneral Brig. Qemal Shkurti ka urdhëruar rishikimin/ndryshimin në “rritje” të çmimeve të disa artikujve – paisjeve për radarët, i cili është shoqëruar me dëm ekonomik në vlerën 17 042 580 lekë, të vjetra, në tenderin – “kontratën shtesë” me objekt “blerjen, instalimin e paisjeve dhe vendosjen në punë të SIVHD-së” me fondin limit të saj prej 96 044 920 lekë të vjetra, në kundërshtim flagrant me pikën 3 të Nenit 35/1, të ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar, si edhe të pranimit/miratimit të shtyrjes dyfish të afateve kohore për zbatimin e kontratës (edhe për kontratën shtesë) nga firma IDEA-TEL Sh.p.k. me Nr. 382/4, datë 30.12.2013, me 45 ditë (pra 90 ditë gjithësej), në kundërshtim me përcaktimet e përshkruara në kontatën e lidhur midis palëve, pa zbatuar penalitetet me vlera të llogaritura ndaj firmës në shumën 24 822 170 lekë, të vjetra.

 

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli “urdhëroi” personalisht Gjeneral Maj. Shkurtin për pranimin e ndryshimit/rritjes së çmimeve të paisjeve të radarëve sipas ofertës të firmës private.

KLSH-ja e ka definuar komplet proçesin e prokurimit për “riparimin dhe mirëmbajtje e radarëve – sistemit të vëzhgimit të hapësirës detare shqiptare” për vitin 2014, veçanërisht proçesin e lidhjes së “kontratës shtesë”, si një proçes komplet të “kompromentuar”, i cili është shoqëruar me ndryshimin flagrant të ”imponuar, jashtë çdo rregulli” të çmimeve të disa paisjeve elektronike të radarëve, sipas kërkesave dhe ofertave financiare të dorëzuar nga vetë firma IDEA-TEL Sh.p.k.

E vërteta e hidhur dhe faktet e dokumentat tregojnë qartë se pasi grupi i punës, që kishte hartuar studimin dhe ndiqte zbatimin e kontratës për “riparimin e sistemit të radarëve”, nuk kishte pranuar kërkesën e KFD-së (Njësisë së Prokurimit) pra të vetë firmës për njohjen e disa artikujve/paisjeve si “të rinj” sipas kërkesës së KFD-së me Nr. 02/1, datë 05.03.2014 “Kërkesë për përcaktimin e kapaciteve/specifikimeve teknike të disa paisjve elektronike të radarëve, të përfshira në listën e materialeve shtesë, që janë kërkuar të blihen brenda “Kontratës shtesë”, vetë personalisht Ministria e Mbrojtjes Kodheli urdhëroi Gjeneral Maj. Qemal Shkurtin të përgatiste dhe dërgonte urgjentisht direkt tek Ministria një “informacion mbi proçesin e lidhjes së kontratës shtesë”, i cili i është dërguar me shkresën Nr.900, datë 07.03.2014 mbi “Informacion mbi lidhjen e kontratës shtesë (20% të vlerës së kontratës fillestare) me shoqërinë “IDEA TEL” shpk, Tiranë“. Paralelisht një kopje të këtij informacioni ishte kërkuar urgjentisht, jashtë çdo proçedure administrative, edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së Gjeneral Major Jeronim Bazo, për t’ja dërguar në postën e tij elektronike !!!. Pikërisht në këtë informacion për Ministren Kodheli ishte theksuar fakti dhe konstatimi për tendencën flagrante të ndryshimit të çmimeve nga OE për disa artikuj, krahasuar me çmimet e fiksuara në “marrëveshjen kuadër“. “Çuditërisht” vetëm pas 2 dite, po ky Gjeneral, i cili kishte kundërshtuar për mbi një muaj lidhjen e kontratës shtesë me ato pretendime të firmës për ndryshime/rritje çmimesh të paisjeve, ka nxjerrë urdhërin Nr. 89, datë 10.03.2014 për realizimin e testimit të tregut për këta artikuj, tani të miratuara prej Tij si artikuj “të rinj”.

Ky ndryshim gjykimi dhe vendimi i Gjeneralit është detyruar/imponuar dhe urdhëruar  direkt nga vetë Ministria Kodheli, e cila vazhdoj rrugën e përndjekjes dhe ndëshkimit edhe ndaj “autorit” të përgatitjes së informacionit të lart-përmendur, ku Ajo personalisht, pa asnjë llojë motivacioni dhe shkaku/arsye pas një muaji “liroj” dhe nxorri në “dispozicion vjetor” të SHPFA-së nga detyra Komandantin e QVD-së N/Kol. Inxh. Gjergji Vasili, i cili brenda një viti në detyrë realizoj studimin teknik legal dhe ligjor për “riparimin dhe mirëmbajtjen e sistemit” si edhe mundësoi vendosjen në punë të plotë të sistemit të radarëve.

Kjo “emergjencë“ e elitës drejtuese të Ministrisë së Mbrojtjes, çiftit Kodheli – Bazo, për lidhjen e kontratës shtesë me “çdo çmim, shkelje dhe dëm ekonomik” duke ushtruar hapur ndaj KFD-së në ekstrem influencën, presionin dhe forcën e pushtetit të postit, ishte sepse sistemi i radarëve nuk ishte vendosur ende në gadishmëri pune (ishin faktikisht në punë vetëm 3 nga 7 radarët) dhe për vetë faktin tronditës se “gabimisht” Ministria e Mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli, që më datën 19.02.2014 – pra rreth një muaj përpara, në vizitën që kishte realizuar në KFD-ë dhe QNOD-ë (Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Durrës) kishte “deklaruar dhe mashtruar” para mediave dhe përfaqësuesve të Institucioneve/autoriteteve ndërkombëtare për mbylljen/realizimin në “kohë rekord” të procesit të “riparimit të sistemit të radarëve”!!!. Këtë mashtrim Ministria Kodheli e ka zhvendosur, bile brenda Parlamentit shqiptarë, deri në muajin “janar”.

 

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli nuk ka zbatuar asnjë nga rekomandimet dhe masat administrativo-organizative të rekomanduara/urdhëruara nga KLSH.

 

Ministria e Mbrojtjes Kodheli, proçedurën e prokurimit për “mirëmbajtje e sistemit të vëzhgimit të hapësirës detare shqiptare” për vitet 2015 – 2017, me një fond financiar të prokuruar në nivelin e ri rreth 3.7 miliard lekë, të vjetra – pra rreth 1.25 miliard lekë në vitë !!!!, e ka ri-vendosur dhe prokuruar përsëri me nivel klasifikimi proçedurë “I kufizuar”, duke mos u mbështetur në asnjë dokument apo arsyetim tekniko-ligjor. Ministria Kodheli ka ri-përzgjedhur përsëri, bile me një mbrojtje fanatike personale direkt edhe përpara Parlamentit Shqiptar, për këtë proçedurë të “kufizuar” si gjithmonë të njëjtin Operatorë Ekonomik personal “strategjiko-financiar” firmën IDEA-TEL Sh.p.k.

Ministria e Mbrojtjes Znj. Kodheli, me vetëdije të plotë dhe arrogancë cinike nuk ka respektuar “kushtet e sigurisë”, nuk ka garantuar dhe zbatuar kryerjen e proçedurave të prokurimit për kryerjen e shpenzimeve financiare në zbatim të ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar, duke mundësuar sigurimin e transparencës dhe të konkurencës së ndershme në këtë proçedurë si edhe për mirë menaxhimin efektiv të fondeve publike. Ministria Kodheli, personalisht ka larguar/përjashtuar përfundimisht nga proçesi për “mirëmbajtjen e sistemit të SIVHD-së kompaninë amerikane “Lockheed Martin Global INC USA”,  pavarësisht “besueshmërisë, forcës dhe sigurisë dhe interesave afatgjata gjeo-politike”, e cila kishte afruar çmime më të ulët deri 4 (katër) herë për realizimin e këtij shërbimi.

Ministria e Mbrojtjes Kodheli ka përjashtuar dhe mbyllur çdo mundësi të realizimit të këtyre proçedurave direkt nga vetë “prodhuesi i sistemit të radarëve GEM Itali, etj (si për rastet e proçedurave të MM për  “blerjet për qëllime usharake”), sepse nuk do të mundet të realizonte “fondin” privat financiar “Kodheli – Kraja”, meqënëse firma private i ka garanatuar kryerjen e këtyre shërbimeve rreth 4 (katër ose 250%) herë më të “shtrenjta” se vetë distributorët e huaj.

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, pavarësisht xhirimeve financiare maramendëse, totalisht për proçedura prokurimi fiktive, vetëm këto për vitin 2015 në shumat 764 594 930 lekë, të vjetra, për vetë firmën IDEA-TEL Sh.p.k, nuk ka nxjerrë ende asnjë “aktë administrativë” me qëllim “shpërblim dëmi ekonomik” ndaj firmës, si për vlerën e “dëmit ekonomik” të shkaktuar nga po kjo firmë në proçedurën e “mirëmbajtjes së sistemit të radarëve” gjatë vitit 2011 (në nivelin e dëmit ekonomik 58 565 010 lekë, të vjetra), ashtu edhe specifikisht për proçedurën e kontratës së “riparimit dhe mirëmbajtjes së sistemit” gjatë vitit 2014, e vlerësuar vetë nga KLSH në vlerën totale të dëmit ekonomik 41 864 750 lekë, të vjetra.

Gjeneralët firmosin proçedura/kontrata anti-ligjore, korruptive dhe xhirojnë miliarda lekë për punime fiktive në shkëmbim të marrjes së “yllit“ të radhës!

 

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, përkundrejt rekomandimeve/masave administrative të KLSH nga “vrejtje deri në largim nga pozicioni i detyrës” për titullarin – ushtarakun Gjeneral Major (ish Brig.) Qemal Shkurti, si ish Komandant i Komandës së Forcës Detare; për mbylljen paqësore tepër “efektive”  pa asnjë llojë penaliteti dhe pengese ndaj pretendimeve – objektivave financiare të firmës, miratimit të të gjitha ndryshimeve të disa herëta të listës së paisjeve dhe shërbimeve sipas dëshirës së firmës për pjesën e dytë të kontratës për ”mirëmbajtjen e sistemit të SIVHD-së” për vitin 2014, e shtyrë kjo kontratë jashtë çdo limit kohor deri në muajin shkurt 2015; për mos lidhjen e kontratës me firmën amerikane “Lockheed Martin Global INC USA” për mirëmbajtjen 5 vjeçare të “softit MTM200”; për lejimin/miratimin e ri-hartimit të studimit për “mirëmbajtjen e sistemit të radarëve” tani  3 vjeçar 2015 – 2017, jo më me fondin dhe proçedurën me “çmime për njësi për çdo riparim/zëvendësim dhe shërbimi periodik” në sistem por sipas variantit të vetë-kundërshtuar me forcë nga po ky Gjeneral përpara gjithë Drejtorëve të SHPFA dhe Gjeneral Maj. Bazo-s, tani sipas variantit “Kodheli-Kraja-Bazo-Dimo” – “full risc – pra vjedhje totale pa rrezik” me fondin miliardsh 3.75 miliard lekë, të vjetra (ose afërsisht 1.25 miliard për vit kalendarik), kur depot e sistemit ishin të mbushura me paisje dhe materiale zëvendësimi; e shpërbleu këtë Gjeneral me dhënien e gradës së radhës – yllit të “Gjeneral Major-it” si edhe me “dërgimin/emërimin” me mision jashtë shtetit për të përfaqësuar FA/shtetin shqiptarë në NATO.

Pra “urdhëri” i Ministres për të “motivuar dhe vlerësuar” ecurinë e karrierës ushtarake pra për t’u ngritur në detyrë dhe në gradë është pranimi i “nënshtrimit, bindjes, firmosjes” të proçedurave abuzive dhe korruptive të Ministres Kodheli!. Sistem vlerësimi apo variant tjetër për të fituar “yllin” e radhës dhe vendin / postin e karrierës nuk ka. Ky është “urdhëri i shpërblimit me një yll” për çdo Gjeneral.

Pretendimet dhe akuzat e parashtruara më sipër për Ministren Kodheli vërtetohen 100 % me rastin/faktin “ylber, jo më yll gjenerali” të zëvendësimit dhe emërimit të Komandantit të Forcës Detare, “të kapurit” Gjeneral Brig. Ylber Dogjani (specialiteti ushtarak “transport”). Ky ushtarak madhor, brenda 5 vjetësh ka kaluar nëpër detyrat ushtarake tepër specifike për menaxhimin e fondeve financiare, të burimeve njerëzore dhe të aferave “të përgjimeve”, të shumë pretenduara atëhere dhe tani nga Znj. Kodheli, më të përfolurat për abuzime në FA (sipas Auditit të MM, KLSH dhe dosjeve të dërguara në prokurori) si: Zv.Komandant i Brigadës Logjistike, Komandant i Qendrës së Personel  Rekrutimit (QPR), Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake (AIU), për rreth 1 vitë në detyrë tetor 2014 – nëntor 2015 si Komandant i Komandës Mbështetëse (pra ish Brigada Logjistike) dhe së fundmi i emëruar si Komandanti i Forcë Detare, ku lidhjen e tij me “detin” mund ta “qartësojë” vetë Ministria Kodheli, që i takon tani si Ministre të “lëpijë me kripë deti” atë që ka deklaruar dhe mbrojtur me fanatizëm në të kaluarën e saj nga tribuna e “rilindjes”.

Fakti është shumë i thjeshtë: Në atë vend pune pra si “Komandant i Forcës Detare” (i pa zëvendësuar prej muajit mars deri nëntor 2015) ishte planifikuar të emërohej “Zv-Komandanti” aktual i FD, – njeri me një pastërti ideale ndaj fenomenit “abuzim dhe korrupsion” dhe karrierë brilante sipas meritës dhe zotësisë profesionale, pavarësisht mos përputhshmërisë së gardës por një profesionist detar, i “super” kualifikuar në shkollat e NATO-s si detar, por edhe me një eksperiencë dhe shërbim të gjatë në strukturat e NATO-s, por që nuk kishte pranuar si proçedurat por edhe të firmoste kalimin e faturave financiare milionëshe mujore të kontratës së re të “mirëmbajtjes së sistemit të radarëve” (kontratë e lidhur në korrik 2015) për firmën private të Ministres Kodheli.

Ministria Kodheli gjeti “ylberin e kollaj kalueshëm” Gjeneral Brig. Ylber Dogjanin, me të cilin do të realizonte njëkohësisht si realizimin e planit të saj “financiar” për vitin 2015, por njëkohësisht të mbyllte gojët dhe zërat e “liga” që vinin edhe nga horizonti i djathtë. Gjeneral Brig. Dogjani, me marrjen e detyrës së drejtimit të KFD-së, u ndesh që në fillim me një morri faktesh, dokumantash dhe denoncimesh për parregullsinë dhe shkeljet anti-ligjore në proçedurën e “mirëmbajtjes së sistemit të radarëve”, krahas gjendjes totale jashtë funksionit të sistemit të radarëve për arsye të defektimit total të softit MTM200. Gjeneral Dogjani organizoj punën me personelin e ngushtë nga AIU-ja, Drejtorisë së Ndërlidhjes në SHPFA, Auditin si edhe të besuarit e tjerë të Ministres për të gjetur “armiqtë” dhe denoncuesit “virtual” ndaj këtij korrupsioni, “përmirësoj dhe  zëvendësoj” – ri-shkroji pjesëe e “nxehta” të kontratës së prokuruar në MM dhe atë të lidhur në KFD (të cilat ishin denoncuar tek ai vetë), jashtë çdo koncepti, rregulli dhe proçedurë ligjore, i justifikoj ose “modernizoi” veprimet e tij të “besnikërisë” ndaj Ministres Kodheli me gjoja “auditimin e disa hapave administritiv” të asaj proçedure nëpërmjet Auditit dhe Drejtorisë së Inspektimit dhe Anti-korrupsionit të MM si edhe finalizoj/realizoj përfundimisht jashtë çdo parashikimi kohor dhe ligjor kryerjen e likujdimit të të gjitha faturave financiare të prapambetura nga muaji gusht deri në muajin dhjetor 2015 për firmën private në shumën 383 593 320 lekë, të vjetra, kur sistemi ishte jashtë gadishmërisë tekniko-operacionale.

Gjeneral Brig. Ylber Dogjani e “meriton” dhe e ka garantuar e siguruar plotësisht përpara Ministres Kodheli “yllin” e radhës të gjeneralit, pse jo edhe në një post më të lartë në SHPFA.

Personeli ushtarakë që ka denoncuar këto proçedura abuzive, jo-ligjore, totalish korruptive me fonde financiare në nivelin e miliardave lekë, që kanë tentuar të pengojë firmën “private” të Ministres Kodheli, të realizojnë pasionet e tyre “financiar” janë ndëshkuar barbarisht në karrierën e tyre ushtarake si edhe disa gjenden ende sot në statusin e punës “oficer aktiv në dispozicion vjetor” të SHPFA.

 

 

Please follow and like us: