Ilda Bejleri nuk i ndahet Mustafa Nanos
Moderatorja Ilda Bejleri ishte e ftuar sot në ‘Wake Up’ ku nuk është shmangur të replikojë me gazetarin Mustafa Nano që pak ditë më parë e konsideroi shfaqje vulgare veshjen e Ildës në emision.
‘Nuk më ka shkaktuar asnjë ndjesi. Mustafa Nano nuk është as Chanel as Karl Lagerfeld, ndaj për aq kohë sa dikush nuk ka lidhje me atë që thotë… Për më tepër fotot ishin shumë të vjetra dhe veshja hyn te kompromisi që duhet të bësh për hir të punës. Mendoj se është diçka personale dhe e qëllimshme. Kur je pjesë e showbizit duhet të merresh edhe me këngëtarë dhe aktorë. Unë jam më e veshur se gazetaret e sportit në Itali”, tha Ilda.
Please follow and like us: