Albspirit

Media/News/Publishing

Ngjarja që tronditi mbretërinë, shkencëtari tridhet sepse ishte homoskeksual

 

 

Matematicieni Alan Turing do të jetë fytyra e re e kartmonedhës 50 paundëshe në Britani të Madhe. Ai është i njohur veçanërisht për punën e tij të madhe në thyerjen e kodeve enigmatike gjatë luftës së dytë botërore, si dhe si një nga pionerët e kompjuterit të parë dhe inteligjencës artificiale.

Turing pati ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shkencës kompjuterike, duke formalizuar konceptet e “algoritmit” dhe “kompjutimit” me makinën Turing Ai konsiderohet gjerësisht si babai i shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale.

Në vitin 1952, atëherë kur aktet homoseksuale ishin ende të jashtëligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, ai u presekutua, kastrua kimikisht dhe u ndalua të punonte për inteligjencën britanike pasi iu zbulua një lidhje dashurie me një 19-vjeçar.

Teksa bëri njoftimin në Muzeun e Shkencës dhe Industrisë në Manchester, Mark Carney, guvernatori i Bankës së Anglisë u shpreh se: “Alan Turing ishte një matematicien i mrekullueshëm, puna e së cilit ka ndikim të madh në jetën që ne jetojmë sot.”

Më 10 shtator 2009, pas një fushate në internet, kryeministri britanik Gordon Braun ka kërkuar ndjesë zyrtare publike në emër të qeverisë britanike për “mënyrën e tmerrshme se si ai u trajtua”. Gjithashtu në vitin 2013 ai mori një falje mbretërore pas vdekjes, një veprim që synon të kërkojë ndjesë për trajtimin që shteti i Britanisë së Madhe i dha gjeniut të makinave vetëllogaritëse./gazeta shqip/

 

Please follow and like us: