Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrja Albena Reshitaj jep dorëheqje

Prishtinë, 1 gusht 2018 – Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Zonja Reshitaj ka thënë se ajo ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për arsye personale. “Për shkaqe personale, sapo kam ofruar dorëheqjen time nga pozita e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, ka shkruar ajo, në një postim në Facebook. Koha.net ka raportuar më heret se ministrja Reshitaj është shkarkuar për shkak të mospajtimeve me vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për krijimin e Task-Forcës për mjedisin. Ndërkaq, burime të tjera thonë se mospajtimet brenda partisë, Aleancës për Kosovën e Re, janë arsyet e shkarkimit të Albena Reshitajt nga pozita e ministres.

Postimi i plotë i Reshitajt

 

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Së pari dua të ju falendëroj për besimin, bashkëpunimin dhe në veçanti mbështetjen në rrugën tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vend.

Me përgjegjësinë më të madhe e kam pranuar detyrën si ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për t’i shërbyer vendit, qytetarëve dhe vizionit tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

Gjatë kësaj periudhe, që nga marrja e mandatit tim, jam angazhuar në përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta, për një mjedis të pastër, mbrojtjen e tij, burimeve ujore, biodiversitetit dhe krijimit të planifikimit të duhur hapësinor, gjithmonë duke respektuar ligjet e vendit.

Si ministre e MMPH-së, jam angazhuar për të shtyrë shumë procese dhe vendime përpara për të mirën e përbashkët.

Rruga jonë nuk ishte e lehtë, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, presionet e punës dhe sfidat.

Sot ka ardhur koha të ju falendëroj për përkrahjen dhe bashkëpunimin për gjatë gjithë këtyre muajve.

Njëkohësisht falënderoj Presidentin e AKR-së z. Behgjet Pacolli, Kryeministrin z. Ramush Haradinaj dhe të gjithë kolegët, me të cilët punuam së bashku.

Vullneti dhe përkushtimi im për t’i kontribuar vendit, mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë, do të vazhdojë gjatë gjithë jetës sime.

Për shkaqe personale, sapo kam ofruar dorëheqjen time nga pozita e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Please follow and like us: