Fierakja Foureira shfaqet me bikini
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eleni Foureira, i është bashkuar trendit të publikimit të fotografive me bikini në rrjetet sociale.
Ajo ka pozuar me bikini të zeza dhe ka thënë se është duke punuar në linjat e saja trupore.
Në javën e kaluar, Eleni ka mbajtur një koncert në Tiranë, ku ishin mbledhur mijëra fansa për ta ndjekur nga afër.
Këngëtarja, e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision, është shprehur e kënaqur me shqiptarët e grumbulluar në kryeqytet për të shikuar performancën e saj.
31-vjeçarja, e cila ka lindur në Fier të Shqipërisë, ishte një prej tre shqiptarëve që ishin pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit.
Please follow and like us: