Hidhet nga pallati, i jep fund jetës gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në kryeqytet. Enkeleda Hallunaj, bashkëshortja 38-vjeçare e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj mësohet se është hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte, në rrugën “Pashko Vasa” në zonën e ish-Bllokut e Tiranë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Momentalisht nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. 38-vjeçarja mësohet se ishte nënë e një vajze. Gruaja e gjyqtarit, qe vetem pak dite me pare kaloi testin e Vetingun, eshte hedhur nga pallati ku banonte. Enkeleda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj që u vetëvra në rrethana ende të paqarta sot në Tiranë ishte me profesion stomatologe dhe punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës. Besohet se 38-vjeçarja, nënë e një vajze 7 vjeçe ka qenë e vetme në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja. Fqinjët e familjes Hallunaj që u bënë dëshmitarë të ngjarjes kanë treguar minutat e para pas aktit të rëndë. Ata kanë rrëfyer se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë dhe kanë dalë jashtë. “Kemi dëgjuar një zhurmë, ishte aq e fortë sa nuk e menduam se ishte një trup njeriu. Ka qenë vetëm në shtëpi, sepse nuk kemi parë njerëz të tjerë të dalin. Kanë qenë disa kalimtarë duke kaluar, janë tromaksur. Ne lajmëruam policinë menjëherë”, kanë thënë kalimtarët Sipas burimeve nga policia se dyshohet se gruaja vuante nga depresioni, pasi në banesë i janë gjetur antidepresivë por ende asgjë nuk është e konfirmuar.
Informacioni paraprak
Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Pashko Vasa” , dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.