Albspirit

Media/News/Publishing

Mattis: Rusia është faktor destabilizues në Evropën Juglindore

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis, ka deklaruar se aktivitetet e Rusisë në Evropën Juglindore kanë karakter destabilizues.

“Aktivitetet e Rusisë në Evropën Juglindore janë faktor destabilizues. Ata (rusët) kanë zgjedhur të minojnë strukturën demokratike të këtyrer vendeve (…), përmes përhapjes së informacioneve të rreme, masave ekonomike dhe ndërhyrjes”, ka thënë Mattis, në një bisedë me gazetarë rrugës nga Kroacia për në Norvegji.

Sekretari Mattis është takuar të premten në Zagreb me ministrin e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut (Kroacisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës).

Gjatë qëndrimit në Zagreb, ai është takuar edhe me Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq dhe me Kryeministrin Andrej Plankoviq.

Please follow and like us: