Albspirit

Media/News/Publishing

Ilda Bejleri flet për jetën personale

Ilda Bejleri vazhdon të tregohet mjaft e kujdesshme në përgjigjet që jep sa herë e pyesin për jetën e saj private. Me ironi apo me batuta por edhe duke anashkaluar pyetjen e drejtpërdrejtë, Ilda di të dalë gjithmonë nga situata.

Një vit më pare u përfol në media për një lidhje me deputetin demokrat Klevis Balliu, por ajo nuk e konfirmoi asnjëherë. Por pak kohë më parë, sërish thashethemet se kjo lidhje kishte marrë fund u përhapën shpejt. As ketë herë, Ilda nuk konfirmoi asgjë.

Ditën e djeshme moderatorja bukuroshe ishte e ftuar në “Pushime on Top”, ndërsa foli për periudhën e pushimeve, punën alb, projektet e reja, si edhe për profilin e saj seksi në gazetari, Ilda nuk i shmangu dot as pyetjet për jetën private.

Meqenëse ndodhej në pishinë, në një kamerdare si unazë diamanti, pas pyetjes nëse ajo e ka një unazë të tillë, u përgjigj: “Unë e kam, por ia blej vetes”, tha duke qeshur, si për t’i paraprirë përgjigjes së pyetjes tjetër: Si është marrëdhënia e Ildës në këtë periudhë? ‘Single’, ‘cheating’, ‘complicated relationship’?

Kësaj të dytës, Ilda i përgjigjet: ‘Complicated’ (e komplikuar) do thoja. Jam shumë mirë me veten. Kaq më mjafton”, thotë prerë,.

Por më pas sqaron edhe arsyen: “E komplikuar, sepse, sigurisht, kur një person është i arrirë, në sensin që e di çfarë kërkon, është e vështirë ta gjesh ashtu siç e kërkon dhe ashtu siç ti e dëshiron”, tha moderatorja bukuroshe.

Please follow and like us: