Fiorentina Qamirani: Pushteti që masakron për një tufë majdanoz
Përditë në rrugët e Tiranës Policia bashkiake bën gjuetinë ndaj ambulantëve fakirë që shesin diçka sa për të siguruar bukën e gojës. Burra dhe gra të dëshpëruar që shikojnë se si u merret ajo pak gjë që kanë nxjerrë në rrugë, se si dhunohen fizikisht nëse rezistojnë, gjobiten për të mos tregtuar në rrugë, por në tregjet e taksave të dhjetëfishuara nga Veliaj. Këto janë pamje të mjerimit migjenian, me njerëzit e pamundur për të siguruar bukën e gojës dhe për të paguar faturat e ditës. Janë pamje me votuesit e mashtruar të Lali Rrjepsit që tani u duhet ta paguajnë gjithçka shumë herë më shtrenjtë duke filluar nga uji i pijshëm.
ZGJIDHJA është e bindur se këto skena do të marrin fund kur nga pushteti qendror dhe ai vendor të jenë shkulur pushtetarët që bëjnë të lumtur vetëm një grusht klientësh të tyre në biznes dhe dhunojnë e shtypin pa mëshirë njerëzit që shesin një tufë majdanozi në trotuar. Lali Rrjepsi po mbush Tiranën me kulla që ndërtohen me paratë e pista të drogës dhe të korrupsionit qeveritar dhe nuk toleron dot njerëzit që mezi nxjerrin një bukë në ditë.
ZGJIDHJA në pushtet do të sigurojë minimumin jetik për çdo shqiptar që ata të jetojnë një jetë dinjitoze dhe të mos nëpërkëmben nga pushteti për të siguruar bukën e gojës. Për këtë qëllim ZGJIDHJA do të destinojë edhe paratë që do të vijnë nga sekuestrimi dhe rishpërndarja e pasurive të paligjshme që po mbledhin Rama-Veliaj&CO duke çuar në ekstrem varfërinë migjeniane të shumicës së shqiptarëve.
#ZgjidhjaPërShqiptarët