Albspirit

Media/News/Publishing

Informacione për blerjen e ‘Tirana Bank’ nga ‘Balfin Group’

“Balfin Grup” ka bërë së fundmi një tjetër blerje të rëndësishme. Bëhet fjalë për Tirana Bank, një lajm që përcillet nga operatorë të tjerë bankarë në tregun shqiptar. Kjo është një tjetër lëvizje që lidhet me tërheqjen e bankave greke në tregun e Shqipërisë, pasi  Tirana Bank është pjesë e Grupit të Pireut. Në profiling e vet në faqen zyrtare, banka e cilëson veten si “banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri” dhe operon që në vitin 1996. E kontaktuar nga ResPublica, Zyra e Shtypit e Balfin Group, deklaroi se nuk ka asnjë koment për momentin.

Sektori bankar, lëvizja e Societe Generale

Edhe Societe Generale, banka e madhe franceze ka vendosur të tërhiqet nga Shqipëria ku operon që prej viteve 2000. Degët e saj në Shqipëri dhe Bullgari do t’i shiten bankës hungareze, OPT, bënë të ditur të enjten institutet financiare. Sipas Reuters, Societe Generale ka riparë strategjinë e saj, duke u zhvendosut nga tregjet, ku ajo nuk ka potencialin e duhur dhe ku fitimet janë të vogla për t’u përqëndruara tek tregjet e rëndësishme. Në fillim të korrikut kjo bankë bleu nga banka gjermane Commerzbank fondin ETF në bursë dhe derivatet e aksioneve. Në tremujorin e dytë Societe Generale e rriti fitimin me 9,3% në 1,16 miliardë euro.

Please follow and like us: