Albspirit

Media/News/Publishing

Helmim dhe heqje barku në një dasmë në Elbasan, 10 persona në spital

Të paktën 10 persona janë helmuar nga konsumimi i ushqimit në një dasmë në Elbasan. Tre prej tyre kanë shkuar në gjëndje të rënduar shëndetësore në spital. Dasma është organizuar ditën e djeshme, ndërsa nga orët e drekës e deri më sot në darkë, dasmorët janë paraqiturr në spital njëri pas tjetrit duke shfaqur shenja të helmimit nga ushqimi. Raportohet se spitali është vënë në gjendje gatishmërie.