Albspirit

Media/News/Publishing

Mentor Kikia: Kazinotë, gjëmë shoqërore

 

U quajt marrëzi nga qeveria. Nisi edhe fillimi i fundit të marrëzisë, por mbeti vetëm fillim. Marrëzia nuk u shkul, përkundrazi u konsolidua, u shumefizua, dhe tani është bërë një problem i madh social, një kërcënim serioz për shoqërinë.

Lojrat e fatit, që në themel ka mashtrimin dhe zhvatjen, është një biznes në sulm, në rritje. Në çdo lagje, bllok, pallat, fshat ka lokale bastesh dhe lojrash fati.

Ligjet që janë miratuar për ta kufizuar, jo vetëm që nuk zbatohen, por hyrja në fuqi e ligjeve të reja shtyhet habitshëm vit pas viti, me kërkesë të ndoca deputetëve që thjeshtë ua marrin firmat e pastaj u thonë se çfarë kanë këkruar.

Nuk mjafton kjo!

Lojrat e fatit reklamojnë në media, në gazeta, televizione, faqet sociale, promovojnë bastet, lojrat e reja… Njësoj si ata që prodhojnë dhe shesin. Por çfarë prodhojnë e shesin këto biznese? Asgjë, vetëm zhvasin. Një krim i ligjshëm.

Qindra miliona euro në vit fitime për mafian që e kontrollon. Qindra mijëra njerëz(fajtorë padyshim dhe viktima njëkohësisht) që ushqejnë këtë makineri zhvatjeje.

Drama sociale që prodhohen në mijëra familje për pasojë.

Pa kufizime, tashmë kjo industri mashtrimi ka futur nën varësië edhe të miturit.

Shoqëria jonë është duke përjetuar një dramë të madhe, dhe përgejgjësi kryesor i saj është pikërisht kumari. Si i dëshpëruari që mbyt hidhërimin në shishen e alkolit, kumarit i drejtohen, veç pasanikëve që humbasin para për hobyy, edhe pse më e madhe e të varfërve që shpresojnë para makinerisë…

Ky biznes duhet mbyllur. Nuk i bëhet asnjë dëm shtetit, vetëm mafias që e kontrollon.

Le të dërdëllisin se jemi një ekonomi e hapur apo e shqyer, ky biznes pa kufi, po shkatërron shoqërinë. Më keq se droga, më keq se të gjithë veset e tjera të këqija bashkë.

Ca njerëz të mënçur duhet ta ngrejnë zërin përpara kësaj gjemë kolektive.

Please follow and like us: