Albspirit

Media/News/Publishing

Dy ese nga Denisa Gokovi

 

 

Në aftësinë për të dështuar…

 

Në aftësinë për të dështuar, pothuajse të gjithë gjejnë shkakun për të mos u përfshirë nga roli i tyre, por të gjenden nga arsyet e kundërshtarit.

Nuk ka metodë sofistikuese që argumenton pritshmëritë e mia deri në funksionin tuaj.

Nuk mundët të vazhdojë zgjidhja në orientim të lëshuar kur i njëjti ekip rivalizon principet e njëjta.

Nuk ka një miratim të saktë, përveç faktit kur nuk tenton humbjen për shkaqe miqësore dhe armiqësore njëkohësisht.

Në baza të pabarabarta dhe në aksionin njerëzor njihen tre elementë të ndryshëm me qëllim të njëjtë:

  • Egoja e paracaktuar!
  • Dëshpërimi në formë pendese!
  • Institucioni i marrëdhënies në ndërmjetësime për keqmenaxhimin ekonomik!

Përparësia që njeh çmimin e tregut varion në negociatat e limituara për të joshur qëndrimin e bashkëpuntorëve dhe angazhimi njerëzore po rrëmbehet në të tilla avantazhe të stimuluara me sukses dhe mundësi.

Vlerësimi sipas unitetit të krijuar, shfaq kundërshtimet bazike në strategjinë e kushteve të përbashkëta për synime sfiduese dhe konkretizuese.

Loja e karrierës për fatin e dinjitetit dhe zgjuarsisë krijon besim, ndryshe roli i fundit falimenton personazhin kryesor.

 

Nuk luftoj pa sens…

 

Me dëshirën time pretendoj të humbas, atë që nuk e kam pranuar asnjëherë si të tillë.

Nuk luftoj pa sens për ndryshimet e përzgjedhura nga të tjerët dhe nuk influencoj për dyshimet e mia.

Preferoj të jem e ndikuar deri në vetëbesim dhe e papërfshirë në qëllime kalimtare.

Mëshiroj askënd që ka nevojë për mua dhe besoj në gjithçka që ka mbetur pjesë e imja.

Nuk lutem dhe as nuk kam fuqi të hesht për zërin e dikujt tjetër.

Ndjej angazhime të ngjashme që shpesh herë vihen në përgjegjësi të pambrojtura .

Roli i vështirë është pozicion kritik dhe cinizmi qesharak propozon indiferencë.

Fokusi kryesore është individualiteti dhe krenaria.