Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Koha për një vetpastrim social

Sipas Institutit të Studimeve Politike (ISP) në Tiranë, muaji gusht 2018, tani që Vetingu është gati në mbarim për kontrollin e figurës së gjyqtarëve, rezulton se 37% e tyre nuk kalojnë. Kjo ka domethënien që nuk justifikojnë pasurinë, të ardhurat, plus anën profesionale. Atë që ka të bëj me faktin se sa dhe si i shërben një kuadër ligjor drejtësisë në vend. Se sa dhe si i shërben shoqërisë ku jeton dhe edukon fëmijët. Ndërkohë që janë testuar rreth 60 syresh. Pra shifra 37% nuk është alarmante, por katastrofë. Dhe ajo që është për t’u shqetësuar, qëndron në atë që ky rezultat nuk ka të bëj vetëm me politikat e partive në vend, gjatë këtyre viteve demokraci, por edhe me ndërgjegjen sociale. Dhe kjo shifër, duam apo nuk duan ne, ta kthejmë si të duam, është e vlertë për shoqëritë e botës së tretë. Me keqardhje, por faktet janë fakte. Dje tepër kokëfortë. Përgjegjegjësia qytetare është një faktor determinues në mbarvajtjen e një vendi në demokraci.
Nëse një katarsis i tillë do bëhej edhe për klasën politike, oligarkët e pronave dhe të mediave, katastrofa do të ishte katsstrofë e katrahurë bashkë. Nëse një katarsis i tillë do bëhej edhe për qytetarin e thjeshtë, atëhere ballafaqimi në pasqyrën sociale, raporti i të ardhurave, ndarja e fitimeve, rrugët e grumbullimit dhe përdorimit të taksave etj…, do ishte një dopio mjerim për sytë e asaj mase të madhe që dominon verdiktin, pra shoqërinë. Megjithatë edhe me kaq mjafton për të kuptuar thelbin, rënien e përgjegjësisë civile, pra regresin social. Ndaj një pyetje godet ashpër, a e gjykojnë më shqiptarët votën e tyre? A ka mbetur këmbë qytetari ku ndërgjegja të mundi epshet e liga të mashtrimit? A ka këmbë robi me kurajo sociale, jo personale? Se kur digjet katundi, sado fortikime të kesh bërë, as ti nuk i shpëton dot. Por sado të besosh me një firomë shprese, kur dëgjon se deri restorantet përdorin me bindje ushqime që të vrasin, si rasti i djeshëm i Elbasanit… (se kështu i bie, të tregtosh ushqime që hajde se i kalon stomaku i tyre, ushqime të skaduara, me një kurajo bizarre dhe në dasëm), zor se kthesa e madhe do nisi nga denoncimet, a nga deklaratat publike të zëdhënësve për shtyp. Zor e kurrë…, po thjesht nga pragu i derës, nga ty.
Eshtë koha për një katarsis social. Koha e shpërbërjes së individit shushunjë…

Please follow and like us: