Albspirit

Media/News/Publishing

Dalin nga errësira dokumentet e ish-Sigurimi i Shtetit për poetin Havzi Nela

TIRANË,10 gusht/ATSH- I. Vata/ – Në 30 vjetorin e varjes së poetit Havzi Nela, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit  ka vënë sot në dispozicion të studentëve dhe publikut dokumentet e deklasifikuara që i përkasin ish-Sigurimi i Shtetit.

Për herë të parë dali në dritë dosjet e krijuara nga ish Sigurimi i Shtetit .“Në 30-vjetorin e vdekjes së mësuesit dhe poetit nga Kukësi,  Havzi Nela, AIDSSH për herë të parë vë në dispozicion të studiuesve dokumentet e deklasifikuara që i përkasin dosjes formulare të krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit. Disa faqe nga kjo dosje po i ndajmë me ju”, shprehet AIDSSH.

Po ashtu, AIDSSH  fton të interesuarit, studiuesit dhe media për t’u njohur me burimet arkivore, përmes aplikimit ne AIDSSH.

Njëra nga dosjet mban numrin 5925 dhe ka plotë 132 flet, po ashtu behet fjalë për dokumente të pa ekspozuar më parë.

Please follow and like us: