Albspirit

Media/News/Publishing

Luna LAMAJ: Koka ta bëri, i dashur Dhërmi!

Si përvit, edhe ky vit të gjen të përmalluar për”cik” Llogara. Gjithë qejf nisesh dhe e ke marrë pasyash omleten 8-mijë lekshe që do hash në “Llërmi”me gjithë zogun e pulës që të këndon në pjatë..

Pasi përshkuan intenerarin e zakonshëm me ndalesën për të ngrënë kosin e deles (me demek) me arrat dhe mjaltin e bletëve të zonës  (me demek edhe ky) që edhe pse e di se ç’ha prap të shijon pafund çorba 350-lekshe, pi me të njëjtin qejf edhe makiation 180 lekshe dhe merr tat-poshtën nën ritmet e muzikës dhe pamjeve marramëndëse që na ka dhuruar Zoti!

Mezi pret të zhytesh në ujin e kristaltë dhe të ngrohesh nga rrezet e diellit që atje sepse bien edhe me bukur. Je përgatitur edhe për të paguar 1500 lekë vendin ku do shtrihesh, duhet theksuar që ky është një vend që paguhet kaq aty ku rri “populli” jo “Gazbot” 20 mijë lëkëshe për ata që ndihen diçka mes “popullit” dhe “VIP-ave” apo  ‘’Gazebos” VIP që nuk di sa kushton po nga larg e kam parë që ka shampanjë më të mirë se kjo e kësaj 20-mijë lekshëshes.

Ok, mes stomakut të trazuar për pamundësisë që s’u bërë një herë VIP, mezi pret të shohësh gjullurdinë, të harboshesh me “Despasito”, të të “kërcasi” kokrra e djersës ca nga vapa e ca nga temeratura që  të jep “populli” ngjitur, po aq ngjitur sa s’ka ku të vejë! Mbërrin më në fund dhe i përgatitur shpirtërisht sulesh për të kapur një vend parkimi, pasi mendon që nuk do e kesh atë fat për ta gjetur. Për të të çuditur ty, i bukuri Dhërmi ta ka lënë parkimin gati! Ende se ke kuptuar ç’po ndodh. Nisesh me shpresën e pakët drejt detit për të gjetur vendin tënd ndër popull dhe Dhërmiu ta bën borxh kur sheh që në orën 11:30 të ka lënë plot vende bosh dhe në rresht të parë po deshe! Ndërkohë duke ecur nuk dëgjon muzikë bregu, nuk sheh në distanca të shkurtra Beach Bar-e, syri të kap mbyllur lokalin ku do haje midhjen në drekë. Nuk e beson në fillim dhe pastaj kurioziteti të bën ta marrësh bregun në këmbë për të kuptuar më shumë. Çadrat janë jo aq ngjitur, njerëz sheh mesatrisht një në tre çadra, lokale pa muzikë të lartë. Hyn më muhabet me njerëz të zonës dhe pasi edhe ti vetë e kishe justifikuar situatën në qershor se nuk mbajti koha po edhe në korrik me mendimin se “javës tjetër do jëtë plot”, pyet si ka mundësi? -Si ky vit s’ka bërë vaki,- është përgjigjia e kujtdo që pyet!

Vlonjat jam vetë, tha njëri, po mirë të na bëhet se përvit e më keq e kemi bërë. Ke  të drejtë i dashur lab, koka ta bëri. Të gjithë e duam detin, natyrën e mrekullueshme dhe njerëzit çdo vit sakrifikojnë për ato pak ditë pushime që asgjë nga të cilat ofron shërbimi aty nuk e justifikon çmimin që paguan. Dhomë 90 euro, çadër 10 euro, makaroni me karkalecin që të performon në pjatë 8 euro. Dhe kaq janë minimumi.. Menduat vetëm për çunat e Londrës që vijnë për t’u lagur me shampanjë duke harruar që do u vinte dita edhe atyre që lagnin të duan të lagen nëpër Dubai! Se çunit të Londrës njësoj (s)do i’a vras xhepin Dom Perignoni!

Please follow and like us: