Sadik Bejko: Rrotullimi i planeteve
D.
Asgjë s’ mund ta sjellë mrekullinë e agimit
Veç heshtja e sigurt e lëvrimit të planeteve tej, diku.
Kurrë s’mund ta dish se nën shtresimet thikë të territ
Zgjuar vështrimi im rreh të cekë sytë e tu.
Mundet dhe mëngjesit s’të gjej nën kaq mjegull,
Nën shtresat me akuj ku të fshehu nata.
Lëvrimi heshtur i ndjenjës gjer dhe shkrirja e Arktikut,
S’janë prerje me gërshërë fati për pritjet e gjata.
Please follow and like us: