Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize F. Elshani: Ti meriton dashuri, shumë dashuri!

– Nuk është dashuri, nëse të bën keq.
– Nuk është dashuri, nëse të kontrollon.
– Nuk është dashuri, nëse të rrah.
– Nuk është dashuri, nëse të poshtëron.
– Nuk është dashuri, nëse nuk të lë të veshësh çfarë të pëlqen.
– Nuk është dashuri, nëse dyshon në aftësitë e tua intelektuale.
– Nuk është dashuri, nëse nuk respekton vullnetin tënd.
– Nuk është dashuri, nëse bën veç marrëdhënie.
– Nuk është dashuri, nëse dyshon vazhdimisht në fjalët e tua.
– Nuk është dashuri, nëse nuk ka besim tek ti.
– Nuk është dashuri, nëse të pengon të studiosh apo punosh.
– Nuk është dashuri, nëse të tradhëton.
– Nuk është dashuri, nëse të quan budallaqe apo të paaftë.
– Nuk është dashuri, nëse më shpesh qan sesa qesh.
– Nuk është dashuri, nëse rreh fëmijët e tu.
– Nuk është dashuri, nëse gënjen vazhdimisht.
– Nuk është dashuri, nëse të krahason me të tjerat e të bën të ndihesh e pavlerë.
– Nuk është dashuri, është abuzim.
Ti meriton dashuri, shumë dashuri.
Është një jetë e tërë aty jashtë për t’u jetuar e shijuar plotësisht…është jeta jote …besomë!
STOP DHUNËS NDAJ GRAVE!

Please follow and like us: