Rudy Giuliani për dosjen ‘Trump’: Një dosje e paguar nga Clinton
Rudy Giuliani, avokati i Presidentit Trump u shfaq të mërkurën në mbrëmje në Hannity për të shpjeguar përse skuadra ligjore refuzoi kushtet e prokurorit special Robert Mueller për intervistë.
Giuliani tha se “historia nuk është për t’u vërshëllyer, ata po e fryjnë atë,” duke ju referuar skuadrës së Mueller. “Cështja reale ëhstë për cfarë kemi biseduar më parë, ka shumë më tepër për të mësuar lidhur me atë cfarë ata kanë bëtë dhe askush nuk e di. ende. Shumë më tepër për bllokimin e drejtësisë, marrëveshjet e fshehta, dosjet fallco”, shtoi Giuliani. “A mund të bëhet më keq? Dua të them se cfarë duhet të dimë ne është një investigim totalisht ilegjitim bazuar në një raport, një dosje e paguar nga Hillary Clinton dhe demokratët –ndoshta ilegjitimiteti më i madh e për rrjedhojë edhe bllokimi më i madh I drejtësisë”, tha Giuliani duke u shprehur se ndonjëherë mbulimi është më keq se vetë krimi. “Në këtë rast investigimi ishte më keq se jo krimi”, tha ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut. “Burimet e mia më thonë se kur amerikanët të shkojnë në fund të kësaj historie, ajo do të prekë zemrat, shpirtin dhe mendjen e amerikanëve të drejtë”, tha drejtuesi i emisionit.