Albspirit

Media/News/Publishing

E dashura e Pikasos që shërbeu edhe si modele

Marie-Thérèse Walter nuk ishte thjesht e dashura e Pikasos, por dhe mikja e tij më e ngushtë. Historianët e artit vijojnë të gjejnë ndikimin që ajo ka lënë në veprat e artistit duke u shfaqur si një nga femrat që e shndërroi dashurinë për të në kërkimin e artit. Ajo ishte modelja dhe më vonë do të bëhej nëna e vajzës së tij Maya Widmaier Picasso. Ata u njohën kur ajo ishte 17 vjeçe, ndërsa piktori 45 dhe ende jetonte me Olga Khokholva. Më 8 janar 1927 Marie u takua me Pikason në një galeri në Paris. Sipas biografit Herbert Schwartz ata u takuan në janar të vitit 1925. Ndër pikturat që i realizoi Maries veçohen nudot e pafundme që ia bëri kudo në shtëpi. Një nudo e realizuar më 1932 do të shënonte rekord shitjeje. Në 1999 ajo është blerë për plot $45.1 million. Kjo nudo në kolltukun e zi shfaq shumë gjallëri dhe përfaqëson pjellorinë. Aty dallohet portreti i dashur i Marie-Thérèse Walter. Një tjetër nudo e saj është shitur një vit më parë në ankand 106.5 milionë dollarë. Nudo, gjethe e gjelbër dhe busti, realizuar vetëm në një ditë, po në vitin 1932 . Kjo është një tjetër sekuencë e punimeve që tregojnë dashurinë e artistit për muzën e tij, Marie-Therese Walter.

Please follow and like us: