Albspirit

Media/News/Publishing

Goditje amerikane ndaj Erdogan

 

Dyfishimin e tarifave doganore për importet e çelikut dhe aluminit nga Turqia njoftoi përmes twitter-it, presidenti amertikan Donald Trump, duke shtuar se lira turke po bie ndjeshëm ndaj “dollarit tonë të fortë”. Tarifa për importet e aluminit tani do të jetë 20%, ndërsa për çelikun 50%. “Marrëdhëniet tona me Turqinë nuk janë të mira në këtë kohë”– thekson presidenti amerikan.

Erdogan: Konvertoni në lira dollarët dhe arin

Ky vendim i Trump vjen një ditë pas thirrjeve të presidentit turk Erdogan për të konvertuar në lira turke, dollarët, arin apo çdo monedhë tjetër të huaj. Krizën ekonomike që po kalon vendi ai e ka shpallur si një “betejë kombëtare ekonomike kundër armiqve”.

“Dollari nuk mund të bllokojë rrugën tonë. Mos u shqetësoni. Po e them përsëri nga këtu. Nëse dikush ka dollarë ose ar nën jastëk duhet të shkojë ta shkëmbyer atë me lira në bankat tona. Kjo është një luftë kombëtare. Kjo do të jetë përgjigja e popullit tonë për ata që kanë shpallur luftë për ne”– u tha Erdogan mbështetësve të tij.

Please follow and like us: