Si ishte dikur Parisi i dashurisë?
Ai njihet si qyteti i dashurisë. Ky koleksion kaq i bukur fotosh tregon se si ishte Parisi në vitet ’50. Fotot janë realizuar nga Robert Doisneau. Ai vdiq në vitin 1994, por emrin e bëri duke fiksuar pamjet e qytetit të tij. Një nga fotot më të famshme është “Puthja përpara bashkisë”. Koleksioni i fotove të tij është publikuar nga Taschen. Doisneau u rrit jetim, pasi babai i vdiq në Luftën e Parë Botërore dhe mamaja i vdiq pak më vonë, kur ai ishte 7 vjeç. Ai u rrit nga një teze, të cilën e përshkruante si të “ftohtë”. Pavarësisht vështirësive në jetë, ai u diplomua në vitin 1929 dhe nis karrierën në një agjenci reklamash. Aty nisi të perfeksiononte karrierën si fotograf. Me një Leica në krah, ai fotografonte rrugët e Parisit. Karriera i erdhi në rritje dhe ai nënshkroi shumë kontrata. Pavarësisht se disa nga yjet më të mëdhenj janë ulur në studion e tij, ai nuk e humbi kurrë pasionin për rrugët e Parisit.