Albspirit

Media/News/Publishing

Kleves Bitro: Kryeministri po e çon vendin drejt konfrontimit politik

 

 

Duke parë se Shqipëria vonon të bindë BE se e meriton integrimin dhe nëse është i vërtetë perceptimi politik se opozita vonon aksionin e saj për organizimin e qëndresës publike për shkak se nuk donte të jepet alibi tek qeveria se ajo e rrezikoi integrimin europian me hapjen e negociatave, atëhere është logjike që shtatori mund të sjellë përplasje shoqërore. Sjellja problematike ekslusive e Kryeministrit me kundërshtarin politik i hap udhë organizimit jashtë sallës së Kuvendit të aksionit të opozitës.

Edhe pse nuk është më faji i opozitës për llojin e qëndresës që do të bëjë këtej e tutje, alternativa e të bërit politikë në rrugë dhe me gjithfarë çështjesh që lidhen me realitetin e rrugëve, diktohet e domosdoshme nga sjellja e kanibalizmit politik dhe ekonomik antiopozitar e antishoqëror të qeverisë. Me sa duket Kryeministri refuzon të marë seriozisht opozitën dhe kësisoj të marrë përsipër koston e një veprimi që fut popullin në rrugën e verbër të përplasjes për arsye politike. Këtë veprim sado që përpiqen ta justifikojë me shumicën e votave nuk mund ta ndalojë më.

Sjellja e qeverisë tregon se mazhoranca nuk ka arritur të kuptojë dhe kontrollojë demokratikisht asnjë gjymtyrë të shëndetshme të shtetit. Rama po bëhet përgjegjës për çfarëdolloj akti që do shfaqet në politikë dhe rrugët e Shqipërisë. Veprimet inatçore kryeministrore me gazetarët dhe opozitën po formëzojnë ndërthurjen e interesave të ligjshme e kushtetuese të një përfaqësimi të gjerë politik shoqëror me elementë të “ilegalitetit”. Për opozitën dhe njerëzit rruga mbetet e vetmja “rrugë” shpëtimi dhe fajtori është vetëm Kryeministri.

Edhe pse Edi Rama përmend rëndom gjykatësit dhe prokurorët si të korruptuar masivisht, ai nuk mund të shfajësohet për atë që mund t’i ndodhë vendit nesër. Ai është arkitekti, frymëzuesi dhe zbatuesi i prishjes së çdo konsensusi shoqëror dhë balance politike në vend dhe për këtë nuk do të ketë asnjë institucion që të kuptojë apo mirëkuptojë qeverinë. Tensioni gjoja artificial që Kryeministri përpiqet t’ia faturojë opozitës është shumë I madh për personalitetin e dyzuar të Kryeministrit dhe barrikadat opozitare nuk janë më të lehta për t’u kaluar. Dhe kur bëhet fjalë për barrikada ato nuk janë thjesht politike, por dhe njerëzore.

Skenari rumun, i ngjashëm me atë ukrainas është provokuar tashmë nga Kryeministri dhe opozita ka avantazhin e rrugës. Në fakt mazhoranca po detyron opozitën të luajë në fushën që edhe pse nuk e ka zgjedhur, Basha, Berisha e me radhë të gjithë demokratët e zotërojnë më mirë. Sido që të përpëlitet mazhoranca, sado që të bërtasin për nevojën reformave të rëndësishme si në drejtësi, zgjedhore etj., ata nuk do munden kurrë të realizojnë paqe shoqërore e balancë politike pa opozitën e ligjshme.

Tashmë Kryeministri ka filluar rrugëtimin e tij drejt konfliktit mbarëshoqëror dhe nuk i mbetet gjë tjetërveçse të presë “frytet” e aktit të tij. Opozita nuk i ka asnjë faj…

Please follow and like us: