Albspirit

Media/News/Publishing

E dashura sekrete e shokut Lenin

Fotografia e saj kishte humbur prej thuajse 100 vjetësh por është rigjetur sërish nga studiuesit. Të gjithë e dinin për dashurinë sekrete të Leninit por pamja e saj ka qenë gjithmonë mister. Në letrat e gjetura të Leninit ai i referohej asaj me emrin “Liroshka”, një formë përkëdhelie në rusisht për njeriun e zemrës. Fama e saj ishte shtrirë në gjithë Rusinë, madje dhe e shoqja e Leninit e pranonte se “Liroshka” ka qenë dashuria e vërtetë. Por megjithëse ka kaluar plot një shekull interesi për zbulimin e pamjes së saj ka qenë tepër i madh. Fotografia është zbuluar nga Robert Henderson, një njohës i mirë i historisë ruse që e gjeti foton në arkivat ruse. Apollinariya përshkruhet nga bashkëkohësit si një femër me vullnet të çeliktë dhe që s’kishte frikë nga asgjë. Ajo madje thuhet se e refuzoi propozimin për martesë të Leninit, një plagë që liderit historik rus nuk iu mbyll kurrë.

Please follow and like us: