Albspirit

Media/News/Publishing

Letërkëmbimi, Noli-Hoxhës: Mos më dërgo budallenj si Tuk Jakova

Kjo letër e Fan Nolit dërguar Enver Hoxhës 69 vjet më parë, me 30 shtator 1946 dëshmon ndër të tjera angazhimin e pakushtëzuar të Fan Nolit në ndihmë të ngritjes dhe forcimit të shtetit shqiptar të sapo dalë nga lufta. Në këtë periudhë ai i besonte Enver Hoxhës dhe dukej se besonte edhe në rrugët demokratike që do të ndërmerrte ai. Noli shfaqet si një atdhetar që interesohet për çështjen shqiptare, anëtarësimin e Shqipërisë në OKB dhe njohjen e shtetit shqiptar. Ai ia lejon vetes t’i japë këshilla Enver Hoxhës, sa u përket rrugëve që duhet të ndjekë në punë të diplomacisë dhe tërheq vëmendjen, madje duke shprehur një revoltë të papërmbajtur për personat që dërgohen si dnërmjetës në këto bisedime doplomatike, persona që duhet të zgjidheshin me kujdes, dhe jo si rasti i Tuk Jakovës. Me këtë të fundit Noli kishte pasur shumë fërkime gjatë qëndrimit të Jakovës në SHBA, për bisedime dhe të cilin e quan një “barbar” dhe “kërcu të pagdhendur”. Letra është shkëputur nga vëllimi me letërkëmbimin e Nolit përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi dhe po botohet si një kujtesë për përvjetorin e 69-të të që shënohet këtë vit, mbi përpjekejet e shtetit shqiptar për t’u njohur nga fuqitë e mëdha dhe për t’u antarësuar në OKB./Shqiptarja.com/

Please follow and like us: