Albspirit

Media/News/Publishing

12 spiunët më të famshëm që punuan për KGB

Në histori, shumë prej spiunëve më të mëdhenj botërorë kanë qenë agjentë të infiltruar për llogari të Rusisë. Një rast i tillë është ai i pesëshes së Kembrixhit, ku bën pjesë dhe i njohur, Kim Philby. Ky grup spiunësh britanikë, mori këtë emër, sepse u rekrutua nga shërbimet sovjetike, kur pesë anëtarët studionin në Kembrixhit. Pesëshja e Kembrixhit ishte një rreth spiunësh sovjetikë në Britani, të cilët i kalonin informacione Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fillimet e viteve ’50. I pari është Kim Philby, i cili mendohet se ka dëmtuar më shumë inteligjencën britanike dhe amerikane duke i dhënë informacione të vlefshme Bashkimit Sovjetik. Donald Duart Maclean u rekrutua, kur ishte akoma student në Kembrixh dhe u bë kolonel në KGB. Guy Burgess dhe Anthony Blunt kontribuan në kauzën sovjetike me transmetimin e dokumenteve sekrte të MI5, që përshkruanin strategjinë ushtarake. Anthony Blunt ishte një historian arti dhe marksist i betuar. Një tjetër spiun i famshëm është dhe Richard Sorge. Richard Sorge konsiderohet si një prej spiunëve më të mirë sovjetikë në Japoni para dhe gjatë Luftës II Botërore, e cila i dha famë atij. Sorge lindi në Azerbajxhan dhe një prej të xhaxhallarëve të atit ishte mik i Marksit. Në maj të vitit 1933 Bashkimi Sovjetik e dërgoi Sorge të organizonte një rrjet spiunazhi në Japoni. Ai u arrestua në tetor të vitit 1941 në Tokio. Edhe gjatë torturave, ai mohoi çdo lidhje me sovjetikët.

Ethel dhe Julius Rosenberg



Julius dhe Ethel Rosenberg ishin komunistë amerikanë, të cilët u ekzekutuan pasi i kaluan sekrete bërthamore Bashkimit Sovjetik. Ato u takuan anë Lidhjen Rinore Komuniste në vitin 1936, ku ai ishte lider. Julius u rekrutua nga KGB-ja në vitin 1942 dhe konsiderohej si një nga spiunët më të mirë. Ai i kaloi KGB-së mijëra dokumente nga Komiteti Kombëtar i Këshillimit të Aeronautikës. Në vitin 1951, çifti doli në gjyq dhe u dënua me vdekje.

Lavrenti Beria

Lavrenty Pavlovich Beria ishte drejtues i organeve të sigurisë ruse. Ai ishte shumë tërheqës dhe shumë inteligjent. Ai mbikqyri vjedhjen e sekreteve nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe qe mundësuan Bashkimin Sovjetik të shpërthente një pajisje bërthamore në vitin 1949, vetëm katër vjet pas amerikanëve. Thuhet se ishte i vetmi anëtar i rrethit të ngushtë të Stalinit, i cili mund të kishte qenë drejtues i “General Motors (Ky ishte kompliment në atë kohë).

Elizabeth Bentley

Ishte një grua shumë e bukur amerikane, e cila u aktivizua si agjente sekrete për KGB-në në vitin 1940. Ajo u rekrutua nga sovjetikët dhe ra në dashuri me kontrollorin e saj, Jacob Golos. Ajo joshi të paktën 8 zyrtarë amerikanë dhe në biseda intime u nxirrte të dhëna në llogari të sovjetikëve. Më vonë ajo do të kontrollonte dy grupe të ndara spiunësh në SHBA. Në vitin 1945 pasi kontrollorët e Moskës e ulën në detyrë ajo i dha FBI-së emrat e 100 spiunëve të rrjeteve të saj.

Rudolf Abel

Ky personazh i spiunazhit sovjetik ka pasur disa identitete. Ai përveç se Abel njihej dhe me emrin Fisher. Pas një periudhe stërvitjeje udhëzohet nga Molotovi për misionin e tij. Kishte për detyrë qëkur shpërthen lufta e Koresë, të parapërgatiste aksione të mundshme sabotimi kundër SHBA-së. Për pakujdesitë e tij ai u arrestua nga FBI më 21 qershor 1957. Më 1962-shin ai u shkëmbye me Francis Gary Poëers, piloti amerikan që ishte kapur dy vjet më parë nga BRSS, ndërsa kryente një fluturim sekret me aeroplanin U2.

Kim Philby

Kim Filbi është cilësuar si spiuni më i rëndësishëm në historinë e spiunazhit. Një punonjës i Shërbimit Inteligjent të Britanisë së Madhe, Kim Filbi, u rekrutua nga agjentët sovjetikë dhe punoi dhe për ta. Ai shumë aksione të MI6 dhe CIA i ka dekonspiruar në disa vende të Evropës Lindore, të cilat ishin përfshirë në bllokun komunist, të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik. Një rast të tillë Kim Filbi e ka dhe me Shqipërinë, kur planet e anglo-amerikanëve dështuan për rrjedhojë të nxjerrjes së informacionit nga Filbi.

Anthony Blunt

Anthony Blunt ishte pjesë e spiunëve britanikë të “Kembridge Five”, ku bënte pjesë dhe Kim Philby. Ata ishin një rreth spiunësh sovjektikë në Britani, të cilët i kalonin informacione Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fillimet e viteve ’50. Guy Burgess dhe Anthony Blunt kontribuan në kauzën sovjetike me transmetimin e dokumenteve sekrte të MI5, që përshkruanin strategjinë ushtarake. Anthony Blunt ishte një historian arti dhe marksist i betuar.

Morris dhe Lona Cohen

Dy bashkëshortët lindën në SHBA dhe nisën të shërbejnë për shërbimin sekret sovjetik në fund të viteve ’30. Ata u detyruan të pezullojnë aktivitetet e tyre të spiunazhit pasi identitetet e tyre u kompromentuan. Pas disa vitesh ato hapën një dyqan në Londër, të maskuar me emrin Helen dhe Peter Kroger, ku shisnin libra të vjetër. Çifti u arrestua në vitin 1961 për përfshirjen e tyre në “Portland Spy Ring” dhe u lira në vitin 1969 në shkëmbim të Gerald Brooke, një britanik i arrestuar nga Bashkimi Sovjetik.

Christopher Boyce

Boyce, i cili ishte burim frymëzimi për librin shumë të shitur të Robert Lindsey “Fajkoi dhe njeriu i borës” u shiste komunikata të klasifikuara sovjetikëve, nëpërmjet mikut të tij Andrew Dalton Lee. Boyce u arrestua në vitin 1977 pasi Lee u kap para ambasadës sovjetike në Meksiko Siti. Pasi doli nga burgu në vitin 1980 Boyce grabiti një bankë dhe planifikoi të arratisej në Bashkimin Sovjetik. Ai u arrestua në një parkim në vitin 1981. Në vitin 2003 doli nga burgu dhe tani është në lirim me kusht deri në vitin 2047.

Aldrich Ames

Ames është një ish-agjent kundërzbulimi i CIA-s, i cili u dënua teksa spiunonte për Bashkimin Sovjetik në vitin 1984. Në detyrën e tij të parë ai u stacionua në Ankara, Turqi, ku puna e tij ishte të vinte në objektiv oficerë zbulimi rusë, të cilët mund të rekrutoheshin. Për shkak të problemeve financiare në jetën e tij personale, Ames filloi të spiunonte për Bashkimin Sovjetik në vitin 1985. Po atë vit CIA vuri re se po humbiste “asetet” me shpejtësi të madhe. Ames u arrestua në aeroport, kur po shkonte në Rusi dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Richard Sorge

Richard Sorge konsiderohet si një prej spiunëve më të mirë sovjetikë në Japoni para dhe gjatë Luftës II Botërore, e cila i dha famë atij. Sorge lindi në Azerbaijan dhe një prej të xhaxhallarëve të të atit ishte mik i Marksit. Në maj të vitit 1933 Bashkimi Sovjetik e dërgoi Sorge të organizonte një rrjet spiunazhi në Japoni. Ai u arrestua në tetor të vitit 1941 në Tokio. Edhe gjatë torturave, ai mohoi çdo lidhje me sovjetikët. Sorge nuk u shkëmbye me të burgosurit japonezë pasi si ai, edhe Bashkimi Sovjetik mohoi që ai të ishte duke spiunuar për to.

Klaus Fuchs

Fusch ishte një fizikan gjerman, i cili punonte në Los Alamos, për një projekt bombe. Ai ishte përgjegjës për shumë prej llogaritjeve teorike kryesore që kishin lidhje me modelet e para të bombës së hidrogjenit. Teksa ndiqte universitetin në Gjermani, Fusch u përfshi në partinë Komuniste të Gjermanisë. Pasi u arrestua nga qeveria naziste ai u largua në Angli, ku filloi të punonte me projektin e bombës atomike britanike dhe filloi t’u jepte informacion sovjetikëve pasi mendonte se kishin të drejtë të dinin se çfarë po bënin britanikët dhe amerikanët.

Please follow and like us: