Albspirit

Media/News/Publishing

Si e përdhunoi Feçor Shehu shtetasen polake?

Në librin “Kampet dhe burgjet e komunizmit”, Kastriot Dervishi thekson se në vitin 1955, SHBA denoncoi në OKB raste konkrete të dhunës seksuale ndaj grave të dënuara në Shqipëri.



Ndërkohë në një intervistë për gazetën Panorama, Dervishi rrëfen këtë detaj: “Më ka bërë përshtypje historia e polakes me emrin Barbara. Në moshën 18-vjeçare, në vitin 1960, ajo vjen në Durrës së bashku me bashkëshortin e saj, me të cilin pati studiuar në Poloni. Në vitin 1964, vihet nën presionet e Degës së Brendshme të Durrësit, drejtuesi i së cilës e ka përdhunuar. Në vitin 1966 ajo njofton Ambasadën e Polonisë përsa i kishte ndodhur. Në vitin 1969, arrestohet dhe dënohet me 17 vite burg. Pasi vuan 3 vjet e katër muaj në Kuçovë, shkon në Durrës. Bashkëshorti i parë e kishte braktisur. Në këto kushte pranon një martesë të dytë, ndërsa punon me tri turne në plastikën e Durrësit. Në vitin 1973 i bën një letër Enver Hoxhës për jetën e saj. Në raportin përmbledhës në lidhje me këtë letër, thuhet: ‘Pretendon se në tetor të vitit 1965, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, K.N., e merr me Gaz dhe bashkërisht shkojnë në një vilë në plazhin e Durrësit, ku do të vinin për takim me të dërguar nga Ministria e Brendshme. Tha se me të hyrë në vilë, ku nuk kish asnjë njeri, K.N. kyçi derën, vendosi pistoletën mbi tryezë dhe gjysmë i zhveshur tentoi ta nënshtronte, por ajo u mbrojt. U paralajmërua prej tij të mos i thoshte kurrkujt për këtë ngjarje’.

Por, po ashtu, në këtë histori përfshihet edhe emri i Feçor Shehut, të cilin një kuadro tjetër e akuzonte për stilin e punës, imoralitetin e tij si dhe për një përdhunim që kishte kryer ndaj Barbaras. Për këtë kuadër, Feçori ishte ‘feminist, se i lyente flokët si gratë’”.

Please follow and like us: