Albspirit

Media/News/Publishing

Natasha Lushaj: Muzg

 

Muzgut sa vjen i eterohet eshk’ e gjoksit
Hepohet thellë, si cergë ujore e marrtë
Gishta të çuditshëm sikur lozin
Me ritme dallgësh
Trokasin, lëmojnë e lëndojnë
Kafazin e degëve si harpë

Shira të mërguar kthehen nga trevë e panjohur
Vetëtima shkrepin pa zë, si hakmarrje
Krismat derdhen dejeve të lodhur
Si përrenj të marrë
I ngjan një honi kokëposhtë
Nën një pendë pulëbardhe.

Please follow and like us: