Bujar Llapaj: Një këshillë miqësore për gjithë shqiptarët e ndershëm
Propagandat qeveritare në panik nga skandalet që po ju bëhen publike çdo ditë kanë lëshuar një ushtri të madhe jeniçerësh për të përbaltur dhe kërcënuar këdo që çfaq hapur kundërshtimin dhe pakënaqësinë ndaj kësaj kaste tejet të korruptuar, të paaftë dhe kriminale. Qëllimi i tyre është që i qartë: Të arrijnë t’iu dekurajojnë; t’iu baltosin për të krijuar idenë se edhe ju nuk jeni më të mirë se ata; të krijojnë një opinion se ajo çfarë ju mboni apo përfaqësoni është thjesht personale, etj, etj.
Por vetëm një banderolë e tifozëve të Tiranës “Mbro Teatrin” i ka shqetësuar ata më shumë se çdo status në FB, sepse ajo tashmë qartësisht nuk është më çështje vetëm e artistëve por e qytetarëve!
PRANDAJ në çdo reagim publik apo privat tregohuni dinjitozë, qytetarë!
Shqiptarët nuk kanë më nevojë për “heronj”.
Duke nderuar dhe respektuar gjakun dhe sakrificat e gjithë atyre që dhanë jetën në emër të lirisë, dinjitetit dhe prosperitetit, ju me rezistencë dhe guxim qytetar e intelektual mund të arrini të jepni shpresë në një shoqëri të sunduar dhe rrjepur nga “heronjtë” e rremë dhe hajnat.
Historia jonë ka plot shembuj të rezistencës intelektuale dhe qytetare: Nënë Tereza, Ibrahim Rugova, Pjetër Arbnori, Musine Kokalari, At Zef Pëllumbi, etj, të cilët janë kërcënuar, sharë, burgosur, por sot ata qëndrojnë në pidestalin e Heronjve të Lirisë dhe identitetit Kombëtar!
Bujar Llapaj,
Vancouver, August 20, 2018