Albspirit

Media/News/Publishing

Faksimile/ Gjykata e Lartë “i fali” plot 17 vite burg Edmond Begos, i dënuar në Itali për trafik droge

Ai sot është një biznesmen në fushën e ndërtimit, dhe siç flitet edhe njeri me mbështetje politike. Bëhet fjalë për Edmond Begon, që gjatë jetës së tij e ka ndryshuar emrin disa herë. Dy ditë më parë ai u arrestua nga policia greke, teksa kthehej nga Korfuzi ku kishte kaluar pushimet. Mësohet se në sistem ka rezultuar dënimi i tij me 21 vite burg në Itali për trafik droge.

Por në Shqipëri, Bego ka bërë vetëm 4 vite burg, nga 21 që duhet të kryente. Gazeta “Shqiptarja.com” ka publikuar sot vendimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë të datës, 15 shtator 2010, ku gjyqtari Fatos Lulo arsyetonte se si dënimi me 21 vite i shtetit italian ka zbritur në 14 vite, e më pas në Shqipëri me 7 vite, dhe në fund përfundon me 4 vite e 4 muaj.

Pikërisht këtë vendim ka gjasa të paraqesë Bego edhe sot para gjykatës greke, gjatë masës së sigurisë, për të treguar se i ka mbyllur në Shqipëri “hesapet” që kishte me drejtësinë italiane.

Kujtojmë që Edmond Bego ka qenë drejtor i klubit të Lushnjës deri në vitin 2005. Ai njihej si person i afërt, mik me Aldo Baren. Nisur nga të gjtiha këto një ditë më parë shpërthyen akuzat mes politikanëve shqiptarë. Demokratët Edi Paloka dhe Edomand Spaho thanë se ai ishte ortak në biznes i nënkryetarit të PS-së, Taulant Balla, ndërsa ky i fundit premtoi se do t’i çonte në gjykatë të gjitha akuzat.

Edmond Bego, njihet ndryshe edhe me pseudonimin Mario. Kur u arrestua në vitin 2009 në Tiranë, ai mbante emrin Manoli Bega, por ka përdorur edhe emrat Saimir Sina dhe Belul Gjahtari.

Shqiptarja.com mëson se për dënimin nga shteti italian me akuzat e pjesëmarrjes dhe krijimit të organizatave kriminale, kontrabandës dhe trafikimit të drogës, heroinë dhe kokainë, Bego është arrestuar në Shqipëri në vitin 2009.

Çështja e tij ka kaluar nga Apeli në Gjykatën e Lartë. Bego ka përfituar edhe nga amnistia e përgjithshme për të reduktuar dënimin. Në vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 15 shtator 2010, gjyqtari Fatos Lulo arsyetonte sesi dënimi me 21 vite i shtetit italian ka zbritur në 14 vite, e më pas në Shqipëri me 7 vite, dhe në fund përfundon me 4 vite e 4 muaj.

Please follow and like us: