Albspirit

Media/News/Publishing

Fasion Mylka, jeta, pasionet dhe të pathënat e një shefi kuzhine

 

Hermes Nikaj

Fasion Mylka nuk është një emër i panjohur në kryeqytet. Pavarësisht se nuk vjen nga bota e artit dhe e kulturës apo nga ekranet e televizionit ku protagonistët bien menjëherë në sy dhe bëhen shpejt ‘pronë’ e publikut, ai e dashuron mjaft punën dhe profesionin e tij.

Pasioni i hershëm ka qenë ai i kuzhinës ku Fasoni e realizoi atë duke kryer kursin e plotë. Por nga shkolla te puna konkrete është gjithmonë një mal i tërë që djaloshi pasionant e ka kaluar me përkushtim dhe me fantazi.

Ai ka punuar në vende të ndryshme duke ushtruar këtë profesion dhe prej një viti ka hapur biznesin e tij në rrugën “Myslim Shyri”, mbrapa ish “Ekspozita Sot”.

Këtu ai ndihet zot në gjithçka dhe shumë shpejt bëri emër në kryeqytet duke tërhequr klientelë jo vetëm shqiptare, por edhe të huaj. Shpesh në lokalin e tij do të gjesh turistë nga shtete të ndryshme, të cilët largohen me pështypjet më të mira.

Fasion Mylka është edhe një familiar i përkushtuar ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve. Pa bujë dhe zhurmë ai gjen kohë për gjithçka duke krijuar kështu një emër të mirë edhe për lokalin që menaxhon vetë.

Please follow and like us: