Kerpaci: Energjia e shpirti i rinisë, luftë kundër padrejtësive të qeverisë!
Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, prej tre ditësh ndodhen në Jalë, ku vijojnë traditën e tyre. Përveç të rinjve pjesë e këtij kampingu janë bërë edhe deputetët e LSI-së, të cilët shkëmbejnë ide si dhe japin këshilla për të rinjtë shqiptarë se si ata duhet të punojnë më shumë për vete dhe për vendin e tyre. Pjesë e këtij kampingu janë dhe deputetë të LSI-së.
Në fjalën e saj, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi i bëri apel të rinjve të LRI-së që të bëhen bashkë për të qenë zëri i rinisë shqiptare.
Të gjithë së bashku dhe me një qëllim të vetëm. Me qëllimin për të qenë zëri i rinisë shqiptare. Gjithësecili prej nesh e ndjen që ndodhemi në një situatë jashtëzakonisht shumë të vështirë. Gjendemi në situatën ku ajo që proklamohet është sistemi i antivlerave. Sot të rinjtë si puna jonë që kanë ëndrra, kanë dëshira, duan të jetojnë në Shqipëri nuk kanë mundësi të jetojnë në Shqipëri. Të gjithë ne bashkë, Tirana, Durrësi, Korça, Pogradeci, Fieri, Lushnja, Gjirokastra, Vlora, Elbasani,të rinj nga e gjithë Shqipëria kemi dalë në protesta, kemi protestuar për arsimin, për shëndetësinë, për mungesën e mundësive në vendin tonë. Kemi protestuar dhe kemi ngritur zërin se kemi shumë probleme. Kemi një buxhet 0.01% për rininë, prandaj ne kemi dalë dhe i kemi thënë jo kësaj qeverie.
Do ta vazhdojmë këtë aksion rinor duke thirrur çdo të ri, për tu bashkuar me LRI, me të vetmen alternativë që përcjell dhe është zeri i rinisë shqiptare.
Do ta bëjmë me energjinë tonë, me shpirtin tonë. Dhe do ta bëjmë me ëndrrën tonë për të jetuar në Shqipëri dhe për ta bërë vendin tonë një vend më të mirë. Kjo është LRI, kjo jemi ne,alternativa e shpreses se te rinjve shqiptare!