Albspirit

Media/News/Publishing

Të veshurat më bukur në tapetin e kuq të MTV VMA : Dy shqiptaret në listë (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme të gjithë i drejtuan sytë nga  ceremonia gala e MTV Video Music Awards në Radio City Music Hall në New York ku u mblodhën artistët më të mirë nga e gjithë bota. Një mbrëmje që bëri bashkë gjithë artistët për të festuar video-t më të mira muzikore të vitit.

Personazhet e famshme gjatë parakalimit në tapetin e kuq na mahnitën me zgjedhjet e tyre. Cardi B, Kylie Jenner, Jennifer Lopes, Nicki Minaj  mund të themi që i magjepsën të gjithë me veshjet e tyre.

Vëmendjen e të gjithëve e tërhoqën edhe dy vajzat me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha të cilat janë klasifikuar në grupin e të famshmeve të veshura më bukur në tapetin e kuq.

Më poshtë do të gjeni të gjithë listën e të famshmeve të cilat janë klasifikuar si të veshurat më bukur në MTV VMA:

Cardi B

Kylie Jenner

Jennifer Lopez

Nicki Minaj

Ariana Grande

Iggy Azalea

Shanina Shaik

Blake Lively

Bebe Rexha

Rita Ora

Please follow and like us: