Albspirit

Media/News/Publishing

Ambient diskoteke dhe prezervativ, gjithçka që nuk patë nga dasma e Sarës dhe Ledionit (Video+Foto)

Dasma e Ledionit dhe Sarës nuk u komentua shumë në rrjetet sociale.

Kemi parë vetëm disa pamje nga momenti i ceremonisë, disa foto nga të ftuarit, por duket se paska akoma më shumë.

“Iconstyle” ka zbuluar detaje të tjera që askush nuk i mori vesh më parë.

Të ftuarve u është dashur të paguajnë vetëm biletën për në Itali, pasi çdo gjë tjetër ishte e paguar.

Familja Hoxha dhe dy mikeshat e ngushta të Sarës dhe Lorit kanë udhëtuar më parë se të tjerët në Itali, ku kanë festuar edhe ditëlindjen e njërës prej tyre më datë 10.

Të ftuarit kanë marrë një dhuratë pikante. Bëhet fjalë për një pako që mbante brenda gjithçka që nevojitej, duke filluar nga qetësuesit e kokës e deri tek prezervativët.

Dasma ka patur disa ambiente.

Në njërën atmosferë ishte disko ku mund të kërceje me muzikë me zë të lartë dhe në ambjentin tjetër një sallë më e qetë, ku të ftuarit mund të bisedonin e të relaksoheshin.

Në dasmën e Sarës dhe Ledionit nuk mungoi muzika popullore dhe vallet tradicionale shqiptare, siç mund ta shkoni në videon e mëposhtme.

Burimi /gazetaexpress.com

Please follow and like us: