Megi Ndokaj festoi 25-vjetorin e lindjes, detajet e ditëlindjes surprizë në det
Periudha më e nxehtë e vitit e gjeti balerinën dhe modelen e njohur Megi Ndokaj pranë familjes, por ky vit nuk ishte si të tjerët. Jo sepse kthimi nga Amerika këtë vit shënoi disa projekte të reja që premtojnë të ardhme, por edhe sepse biondja e bukur që i mungon ekranit dhe publikut, këtë vit kishte 25-vjetorin e lindjes.
Edhe pse e kishin menduar që me këtë rast t’i organizonin një festë që do ta argëtonte, një festë për ta mbajtur mend, prindërit e Megit nuk i rrëfyen asgjë së bijës, ndërkohë që i kishin nisur përgatitjet. Surprizat janë gjithmonë të bukura e sidomos atëherë kur ato bëhen nga njerëzit më të dashur.
Pasi plani ishte menduar, nisi të konkretizohej me Class Events. Ashtu si për ҫdo festë, edhe për Megin, angazhimi ishte maksimal, sepse festa duhet të fliste me gjuhën e saj, me detajet dhe ngjyrat që i qëndrojnë për shtat personalitetit të saj: ëmbëlsisë, qetësisë dhe elegancës.
Pak minuta para se të trokiste 20 gushti, surpriza nisi të hapej dalëngadalë. Drejt Megit dhe mikeshave të saj të ngushta ishte nisur mjeti lundrues, “shoku” më i mirë i vajzave për disa orë të asaj nate, por edhe disa orë të së nesërmes….
Një tortë me lule dhe me numrin e saj – 25, doli menjëherë në skenë sapo u ndezën fishekzjarret. Shampanja dhe urimet e përzemërta të njerëzve të dashur, e bënë Megin të emocionohej shpejt, por festa sapo kishte nisur…
Sapo zbardhi, të gjitha nisën lundrimin në ujërat e paqtë të Jonit për të kaluar disa orë të tjera feste. E gjithë varka ishte kuruar me ngjyrat tipike të vajzave, rozë, e bardhë dhe argjend… Të gjitha mikeshat nisën një udhëtim të shkurtër në det, të shoqëruara nga tollumbacet, lulet, ëmbëlsirat dhe dhuratat e balerinës dhe modeles.
Fotot, natyrisht, nuk mund të mungonin në dekorin fantastik nga Class Events, por këtij të fundit iu shtuan edhe ngjyrat e vajzave me bikini që shoqëroheshin nga bluja e pandarë e Jonit.
Nëse nuk është përralla e ngjashme me këtë, ҫfarë mund të jetë tjetër?
revista class