Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Xhoi Jakaj: Si formatohet një vrasës?

Shkak për këtë shkrim mora nga statistikat e shumta të policisë së shtetit të të rinjëve vrasës.

Vitet e fundit është vënë re rritja e numrit të të rinjëvë vrasës gjakftohtë dhe që përsërisin vrasjet e të të njëjtit lloj. Po cilat janë faktorët kryesor që e bejnë një të ri vrasës gjakftohtë?

  1. Ambjenti social në të cilin ai formatohet.
  2. Dhuna në familje që në fëmijëri nga nje baba autoritar i ftohtë, me prirje përdorim alkoli dhe që jashtë dyerve të shtëpisë është një njeri që sillet normal me shoqërinë dhe kjo lë pasoja te mëdha në psikologjinë e fëmijës dhe formimin e personalitetit të tij.
  3. Mungesë e theksuar shkollimi në familje dhe pamundësi të zhvillimit të inteligjencës pozitive.
  4. Të abuzuar në fëmijëri në aspektin seksual nga një i njohur, familjar, apo në ndonjë institucion tjëtër ku ka kaluar fëmijërinë (fondacion apo jetimore).
  5. Histori të dhimbshme gjakmarrje dhe familjarë që i imponojnë një të mituri ndjesinë e përdorimit të armëvë dhe të marrjës së gjakut dhe shpesh kjo kategori kthehen në vrasës të pandërgjegjshëm.
  6. Varfëria e tejskajshme e cila i orienton drejt vjedhjeve e grabitjes ku automatikisht kthehen në vrasës.
  7. Përdoruesit e drogërave të ndryshme.
  8. Trashëgimia dhe genet e këqia të zhvilluara si pasojë e pemës gjenealogjike dhe faktorëvë te tjërë biologjikë.
  9. Konkurenca brenda të rinjve dhe zhvillimi i psikozës së të fortit duke ndërtuar modele të pamposhturish në inkoshiencën e tyre.
  10. Zbatimi i dobët i ligjit dhe pamjaftueshmëria e qendrave rehabilituese e minorenëve që përfshihen në përdorimin e dhunës, vjedhjes. Përdorimit të hashashit apo drogërave të tjera.

Dhuna e çfardo forme gjatë rritjes indukton në mënyrë të pandërgjegjshme mungesë tolerance ndaj të tjerëvë dhe tendencë të vazhdueshme të fajësoi çdokend që ka marredhënie me të për dështimet e tij dhe mospranimi i të së vërtetës apo paaftësisë për të pranuar fajin.
Tiparet psikologjike të zhvilluara te një vrasës dhe si i rritet brënda tij kjo dëshirë.

Sipas psikologëve ambjenti që i rrethon ju dikton në të shumtën e rasteve një shpërfytyrim të pamjes vizive dhe gjymtyrëve më të zhvilluar kryesisht krahëve dhe shpatullave të cilën shpesh herë e kanë tendencë ta zhvillojnë në mënyrë natyrale ose dhe duke përdorur hormone për të zhvilluar sa më shumë muskulaturën, kjo I jep një lloj sigurie në vetvete dhe i rrit vazhdimisht dëshirën për të qënë në qëndër të vëmendjes ose ndonjëherë edhe e kundërta e kësaj, tipa shumë të padukshëm jo shumë të zhvilluar dhe të heshtur në familje dhe në shoqëri, kjo e fundit më së shumti është faktori kryesor që i prodhon kohë pas kohe dhe pastaj paguan koston e prodhimit të tyre.

Cilët janë faktorët që nxisin të rinjtë të shënderrohen në vrasës gjakftohtë dhë shpesh në seriale?
“Vrasja nuk kryhet nga një individ normal dhe me mendje të kthjellët”, por gjithnjë ka disa arsye objektive ose subjektive të cilat krijojnë mundësi që ky i ri të kthehet në vrasës.

  1. Diçka ka ndikuar kaq shumë në gjykimin e tyre sa që ata kanë premisën të bëjnë gjëra për të lënduar të tjerët ne çdo moment.
  2. Një rast i cili i shpie drejt kësaj rruge është prishja e jetës familjare.
  3. Dhuna që ushtron njëri prind ndaj tjetrit.
  4. Paaftësia e prindit për të dalluar një problem psikologjik te fëmija i tij dhe për ta kuruar në kohë.
  5. Mungesë e komunikimit me djemtë në adoleshencë dhe një liri e tepruar pa kontroll.
  6. Fëmijë të heshtur dhe pa premisa për një jetë shoqërore të mënjanuar nga shoqëria shkolla dhe mbyllja e tyre në vetvete.
  7. Adoleshentë që fillojnë në moshë të vogël drogën dhe si pasojë e kësaj varësie kthehen në vrasës.
  8. Djem që rriten pa kujdesin e babait si shkak i një divorci dhe janë të pafuqishme nënat e tyre, t’i mbajnë nën konroll gjatë adoleshences dhe nga hajdutë të vegjel kthehen në vrasës të mëdhenj.
  9. Fëmijë të ftohtë në përgjithësi dhe jo emocionalë, kjo e bën më të lehtë veprimin e tyre për të kryer një krim dhe ndaj njerëzve që i rrethojnë pa brejtje ndërgjegjie, por duke ju hedhur atyre fajin për gjithçka.
  10. Fëmijë që janë abuzuar që të vëgjel seksualisht, kanë rënë pre e një pedofili në lagje në rrethin familjar apo në një institucion të caktuar e për më tepër nuk kanë patur asnjëherë mundësi ta rrëfejnë dramën e tyre dhe çlirimi i vetëm i tyre është të vrasin njerez të pafajshëm.

Shoqëria duhet të vë alarm sepse mosha mesatare e vrasësve në Shqiperi është 20-21 vjeç. Ndërsa historitë e hajdutëve dhe përdhunuesve janë edhe më të vegjël. E kjo duhet të theksohet e të bëhet temë dite e mediave dhe e shtypit të shkruar, çfare po ndodh me adoleshentet e të gjenden zgjidhje urgjente nga institucionet arsimore shtetërore dhe private, hapja e qëndrave për riedukim dhe e shkollave përkatese për kategoritë e adoleshentëve të dhunshem, dhuna e përhapur te të rinjtë është shqetësim i madh dhe do shohim në mënyrë të vazhdueshme modele të frikshme për fëmijët të bërë publike në kronikën e zeze në televizione dhe në rrjetet sociale./gongnews.al/

Please follow and like us: