Basha: Të gjenden autorët, Rama do mbajë përgjegjësi
Duke kërkuar zbardhjen sa më parë të ngjarjes, Lulzim Basha tha përpara medias se sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala tregon edhe njëherë lidhjen e pushtetit me krimin.
“Sa herë media hesht krimi triumfon, sa herë shoqëria hesht krimi triumfon”, tha Basha.
Kryedemokrati kërkoi që ngjarja të zbardhet sa më parë, pasi në të kundërt Rama do të mbajë përgjegjësi nëse gazetares i ndodh ndonjë gjë.
“Rama të lerë lotët e krokodilit dhe të gjej ata që sulmuan gazetaren. Të flasë më banditët e vetë dhe të gjejë mafiozët që qëllojnë kundër gazetarëve. Sot kam një mesazh për Ramën, do mbash ti përgjegjësi për Klodiana Lalën dhe çdo gazetari tjetër, i preket një fije floku nga horrat që ke rrotull”, deklaroi Basha.
Marrë shkas nga një laj i pak ditëve më parë, që fliste për lidhjet e deputetit socialis Jurgis Çyrbja me Shullazin, Basha bëri këtë lidhje:
“Sulmi me armë ndaj gazetares Lala, denoncoi dhe nxori në dritë lidhjet e deputeti Çyrbja dhe bandën e Shullazit, janë tregues i qartë se krimi më Ramën qeverisin së bashku. Krimi kontrollon kupolën e policisë, pasi është në bashkë qeverisje”.