Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda Gjoci: Krimi në krizë…sulmon zërin e lirë të medias!

 

Sot u sulmua me armë vrasëse banesa e prindërve të një gazetarje kurajoze dhe profesioniste Klodjana Lalës, e cila është e mirënjohur për investigimet e saj dhe raportimin e kronikave të zeza.

Ky sulm burracak ndaj një zonje gazetare përmban mesazhe të hapura kërcënimi jo vetëm për gazetaren dhe shtypin e lire, por dhe për këdo që guxon e i kundërvihet krimit të organizuar që tashmë ka fituar qytetari në Shqipëri me ndihmën dhe ortakërinë e pushtetit.

Pasi ka paralizuar totalisht pushtetin gjyqësor dhe ka kapur agjensitë inteligjente kjo qeveri me levat e saj kriminale me të cilat ka ardhur në pushtet tenton të mbyllë dhe gojën e pushtetit mediatik.

Indinjatë, neveri dhe protestë ndaj këtij akti makabër.

Please follow and like us: