Albspirit

Media/News/Publishing

OSBE: Dënojmë me forcë sulmin ndaj gazetares, Klodiana Lala

Pas sulmit, me armë në shtëpinë e  gazetares Klodiana Lala, ditën e sotme ka reaguar edhe  OSBE. Përmes një postimi në Facebook, OSBE-ja shkruan se e dënon ashpër këtë sulm ndaj gazetares. OSBE, i bën thirrje autoriteteve që të vënë para përgjegjësisë, autorët e kësaj ngjarjeje.

Postimi i plotë
Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë.

Please follow and like us: