Albspirit

Media/News/Publishing

Për Ramën vetëm 1 zgjedhje: peng i kriminelëve apo dirigjent i tyre…

Kastriot Islami

Goditja ndaj Klodiana Lalës është i qartë: Në Shqipëri kush hap gojën kundër krimit merr ndëshkimin e merituar! Fjala e lirë nuk ekziston nëse prek krimin! Në perëndim nuk lejohet kriminalizimi i shoifjes ndërkohë që në Shqipëri sot është provuar se ekiston kriminalizimi it i vërtetës, i fjalës së lirë. Madje ky kriminalizim bëhet me kallashnikov…

Askush, as vëndas dhe as i huaj, as brënda vendit dhe as jasht vendit, nuk duhet të ketë asnjë iluzion apo të besojë se do të gjënden autorët e këtij akti që nuk është i shkëputur… Dhe as të mos i shkojë mëndja ndokujt se ata do të ndëshkohen..

Sot, Rama po bën sikur po qan thjesht nga frika apo për tu maskuar..

Nesër do të sulmojë opozitën dhe median kundërshtare…

Pasnesër mbushen tre ditë që kjo ngjarje të harrohet sepse Rama mendon se emmoria e shqiptarëve zgjat vetëm tre ditë… Aq më tepër që edhe ai e ka të qartë tani se pas ditës së tretë do të ndodhë skandali apo bëma e rradhës…

Të gjithë presin të friksuar jo thjesht bëma se me to u mësuan por gjëmën e madhe…

Përse?

Kjo pyetje ka një përgjigje të thjeshtë:

Të gjithë pa përjashtim, madje edhe brënda Rilindjes shtrojnë një pyetje:

Ku po shkojmë?

Është Rama peng i krimit dhe kriminelëve, apo ai është drejtuesi dhe dirigjenti i tyre?

Për shumë vetë përgjigja e kësaj pyetjeje është e qartë.

Përgjigjen e saktë duhet ta japë vetë Rama…

Kurse përgjigjen përfundimtare duhet ta japin qytetarët sepse kupa është mbushur dhe ka filluar të derdhet… nesër do të jetë shumë vonë…

Në Shqipëri kanë filluar “goditjet politike”…Klodiana ishte shënjestra e parë…!

Please follow and like us: